Iggy Azalea e konfirmon: Po, jam bërë mama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fansat janë ende të shokuar nga lajmi i publikuar mbrëmjen e të mërkurës, kur reperja Iggy Azalea pranoi më në fund se “PO”, është bërë nënë e një vogëlushi disa javë më parë.

Njoftimin, këngëtarja australiane e bëri përmes një postimi në Instagram, duke lënë fansat gojë-hapur e duke i dhënë fund thashethemeve në rrjet. Por 30-vjeçarja nuk përmendi mes rreshtave babain e fëmijës, në qoftë se bëhet fjalë apo jo për reperin Playboi Carti, edhe pse ditët e fundit janë shtuar zërat se çifti është fejuar.

Në reagimin e parë zyrtar, Iggy shkruan: “Kam një djalë. Po prisja për momentin e duhur por teksa koha kalonte, kuptova se po ndjeja ankth gjithnjë e më shumë për ta ndarë këtë lajm gjigant me botën. Dua që jeta e tij të mbetet private por doja të qartësoja se ai nuk është sekret dhe unë e dua më shumë nga sa mund ta shpreh me fjalë”.

Për herë të parë, mediat raportuan për një shtatzëni të mundshme të këngëtares në dhjetor të vitit të shkuar por askush nuk i pohoi e as nuk i mohoi këto lajme. 1 muaj pas lindjes së djalit, Iggy Azalea vendosi ta konfirmojë këtë lajm, pas zhurmës së madhe mediatike.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV