“I ka mbaruar mandati në 2017-ën”, Manjani: Pas Dvoranit të largohet dhe Vitore Tusha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka thënë se pas Ardian Dvoranit, KLGJ duhet të largojë edhe gjyqtaren Vitore Tusha.

Në një postim në ‘Facebook’, Manjani shprehet se Tushës i ka mbaruar mandati i gjyqtares së Gjykatës së Lartë që në mars të 2017-ës, pra që përpara 3 viteve dhe ende vijon të qëndrojë në detyrë.

Sipas Manjanit të dyja rastet duhet të trajtohen njësoj mbi të njëjtat ligje, pra së bashku me Dvoranin duhet të largohet edhe Tusha.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Dvorani biss.

=======

Që të jemi të drejtë në arsyetim dhe në veprim, njësoj si zoti Dvorani duhet trajtuar edhe zonja Vitore Tusha.

Zonjës Tusha i ka mbaruar mandati i gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese që në mars 2017. Jemi në qershor 2020.

Pra 3 vite e 3 muaj zonja Tusha qëndron në detyrë. Vetëm 3 vite më pak se Dvorani.

Por LOGJIKA ËSHTË NJËSOJ. Të dy janë mbajtës të një mbandati të mbaruar kohë më parë. Dvorani më në fund ikën, Tusha jo. Përse?!

Formalistët përpiqen të justifikojnë me paragrafë ligjesh që skanë asnjë kuptim, sepse në vetvete ato ligje janë të lodhura nga keq dhe moszbatimi i tyre. (Ja një provë që tregon se ato ligjet e reformës u shkruan me mend në bythë jo në kokë).

Në fakt ka një rregull të gjithpranuar botërisht, që lejon vazhdimin e mandatit deri në emërimin e gjyqtarit të ri. Ishte edhe për pozicionin e Dvoranit ky rregull. Ashtu i sforcuar, por ishte.

Atëhere përse zonja Tusha trajtohet ndryshe?!

Rregulli i vazhdimësisë së detyrës nuk lidhet me personin që e kryen aty, por me vazhdimësinë e vendimmarrjes së gjykatës ku shërben.

Lexo edhe :  'PD është bërë një parti shpifësish!'/ Çupi: E kanë kthyer në mision!

Pra ky rregull nuk është vënë për të bërë gjyqtarët të përjetshëm,por për të garantuar gjykatën funksionale.

Mirëpo Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale. Se iku Vitore Tusha nga detyra, për shkak se i ka mbaruar mandati, nuk ndryshon asgjë në veprimtarinë e Gjykatës.

Ndaj zonja Tusha duhet të ikë. Njësoj si zoti Dvorani, për të njëjtën llogjikë e për të njëjtat arësye.

E drejta kërkon që rastet të trajtohen njësoj. Nuk kanë kuptim rrjeshtat e lodhura të ligjeve tranzitore të pakuptimta.

Që të shmanget debati Dvorani biss, çmoj se zonja duhet të largohet.

P.S. Analiza është thjesht parimore. Personat që përmenden janë profesionistë të nderuar dhe me kontribut në sistem.ka.ta/Fjala.al/

 

 

Të fundit

“Nuk gjendet në farmaci”, mjeku popullor tregon “ilaçin” që do ju shpëtojë nga virozat

Mëngjesin e kësaj të shtune në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte i ftuar mjeku...

Nga 1.8 milionë zgjedhës në emigracion, vetëm 240 mijë ndoshta do të votojnë

Nga Eduard Zaloshnja Në listën paraprake të zgjedhësve janë pothuaj 3.73 milionë shtetas në moshë për votim. Nga këta, rreth 1.93 milionë banojnë në Shqipëri...

Balla në Ravena, Itali: Votoni për PS, që të vulosim anëtarësimin në BE

Në ndalesën e radhës mes shqiptarëve në Itali, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u kërkoi emigrantëve në Faenza, Ravena që...

Egli i hap zemrën Gjestit, tregon detaje nga lidhja me Olsi Bylykun

Gjatë bisedës pas mesnatës, Egli i është drejtuar Gjestit duke i shprehur se këngëtari në disa sekuenca i kujton dikë, por pa e përmendur...

Burrat e shkurtër nën 162 cm jetojnë më gjatë se burrat mbi 162 cm

Studimet e fundit kanë treguar se burrat e shkurtër jetojnë 3 vite më shumë se burrat e gjatë. Një studim i kryer mbi burrat amerikanë...

Lajme të tjera

Web TV