“Zgjedhorja” Ralf Gjoni: Do të luftojë deri në fund për lista të hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni, u shpreh se ai është për lista të hapura dhe ndryshim të sistemit, duke theksuar se do i qëndrojë deri në fund.

Gjoni shtoi se nuk mund të tradhtojë 50 mijë qytetarë që kanë firmosur peticionin për lista të hapura dhe për këtë gjë do luftojë me forcë.

Fjala e plotë

Unë kam shprehur opinionin tim si anëtar i komisionit që këshilli politik është një entitet ekstra institucional dhe që nuk mund ta marrim do parasysh në komisionin e reformës zgjedhore. Shteti funksionon përmes institucioneve dhe procedurave.

Jam propozues zyrtarisht i projektligjit për ndryshimi ne sistemit zgjedhor dhe për listat e hapura mbështetur nga një peticion me firmat e 50 mijë qytetarëve. Kjo kërkesë, kjo aspiratë e shqiptarëve nuk është trajtuar në këshillin politik. Para atyre 50 firmave nuk mund të vendos firmat në këshillin politik.

Këta deputetë janë shumë më seriozë se deputetët që ishin. Brenda 1 viti kemi treguar se kemi ndryshuar gjithë rrjedhën e debatit

 

 

Bo.Ba

Të fundit

Zbardhet vendimi/ Të moshuarit që dalin pas 1 janarit 2025 në pension përfitojnë më shumë

Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret...

‘San Siro’ refuzohet nga UEFA, nuk mund të presë ‘Euro 2032’

Stadiumi legjendar “San Siro” nuk do të jetë pjesë e arenave pritëse për Kampionatin Evropian “Euro 2032”. Vendimi u konfirmua pas një takimi të...

1981 – Dosja “Farewell” e spiunazhit: shpërthimi jo-bërthamor i Luftës së Ftohtë

Në një takim privat dhe pa zhurmë mediatike në verën e vitit 1981, presidenti amerikan Ronald Reagan u përball me një zbulim tronditës nga...

800 mijë zgjedhës të këtushëm nuk janë simpatizantë as të Ramës e as të Berishës, por…

Nga Eduard Zaloshnja Nga një sondazh që zhvillova së fundmi, më rezultoi (me ekstrapolim të përafërt statistikor) se vetëm 1.1 milionë zgjedhës të këtushëm janë...

OpenAI prezanton “ChatGPT Agent”

Kompania OpenAI ka prezantuar një mjet të ri brenda platformës ChatGPT me emrin “Agjenti”, i cili u mundëson përdoruesve që inteligjenca artificiale të kryejë...

Lajme të tjera

Web TV