“Zgjedhorja”/VOA: Vazhdojnë polemikat edhe pas marrëveshjes në Këshillin Politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni parlamentar i reformës zgjedhore zhvilloi sot një mbledhje informuese mbi marrëveshjen e Këshillit Politik më 5 qershor.

Përfaqësuesi i shumicës socialiste, Damian Gjiknuri, tha se një pjesë e anëtarëve të opozitës nuk e njohin Këshillin Politik.

“PS do të bëjë gjithçka që reforma e dakordësuar të miratohet në Kuvend. Shpresoj se do të ketë reflektim dhe se deri në fund të arrihet marrëveshje. Kjo paketë është në dobi të shqiptarëve dhe një kërkesë për integrimin europian” – tha zoti Gjiknuri.

Por deputetë të opozitës parlamentare po kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Deputetja Rudina Hajdari tha pas takimit se partitë politike nuk duhet të kenë frikë ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe nga listat e hapura.

“Opozita parlamentare u anashkalua nga marrëveshja. Anashkalimi ka sjellë një tension të lartë. Duhej trajtuar hap pas hapi çdo lloj pike e asaj marrëveshje. Ne kemi votat dhe do ta çojmë deri në fund në Kuvend. Është betejë e qytetarëve shqiptarë që të përfaqësohen denjësisht në Kuvend. Partitë politike nuk duhet të kenë frikë nga hapja e listave e ndryshimit të sistemit” – tha zonja Hajdari.

Ndërkaq, 29 deputetë të opozitës depozituan në Kuvend një draft për rishikimin e Kushtetutës mbi listat e hapura dhe për zonat zgjedhore.

“Mirëpresim maxhorancën dhe faktorin politik të diskutojnë këtë reformë zgjedhore. Drafti që sot depozituam në Kuvend parashikon ndryshimin e Kushtetutës për hapjen e listave, sistemin zgjedhor, pragu elektoral, koalicionet parazgjedhore apo pas zgjedhore”, – tha deputeti i opozitës Myslim Murrizi.

Një grupim deputetësh të partive opozitare parlamentare dhe joparlamentare u takuan po sot me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt.

Ai i nxiti politikanët të mbështetin zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it në procesin e reformës zgjedhore, ndërsa më shumë u diskutua përfshirja e medias në fushatë dhe te financimi i fushatave zgjedhore.

Lexo edhe :  Kufiri i pataksueshëm, çfarë duhet të dini para se të udhëtoni drejt Shqipërisë!

Ambasadori Borchardt tha se shpenzimet e fushatave duhet të mbeten të kufizuara dhe se ligji duhet të garantojë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mbikëqyrë dhe të sigurojë zbatimin e ligjit për financimin e partive dhe të fushatave.

Ndërsa për shtypin ai tha se mediat duhet të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e subjekteve zgjedhore garuese, me qëllim kufizimin e përdorimit të kronikave të prodhuara nga vetë partitë politike në edicionet e lajmeve dhe për të shmangur keqorientimin e zgjedhësve. Në çdo rast që media përdor materiale të prodhuara nga partitë politike, ato duhet të etiketohet qartësisht si të tilla”, – tha ai.

Zoti Borchardt shtoi se “të gjitha partitë garuese në zgjedhje duhet të kenë akses të barabartë në media. Mund të shihet, gjithashtu, mundësia për t’u dhënë të gjitha subjekteve zgjedhore një kohë të caktuar falas”./VOA

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV