Libri elektronik… sfida që na mundon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tanimë jam i gatshëm të vë bast me të gjithë skeptikët e mundshëm, se të paktën një dekadë më pas, libri si produkt fizik do të jetë krejt jashtë mode. 20-vjeçarëve të vitit 2030 Biblioteka Kombëtare ka gjasa t’u duket po aq antike, sa për brezin tonë biblioteka e Aleksandrisë. Nuk e teproj kur shprehem kështu…

Është libri elektronik ai që po futet me shpejtësi si produkt në të gjitha familjet tona, apo atje ku shihet e nevojshme si literaturë, për t’i bërë të rinjtë e sotëm të konsumojnë më pak letrën e printuar.

Në Evropë raporti mes librit në letër dhe atij elektronik ka filluar të ndryshojë. Më i ndjeshëm ky raport është në Amerikë. Nëse në udhëtime me tren a tram, vite më parë shihje njerëz që lexonin libra, ditët e sotme 8 në 10 udhëtarë që vazhdojnë të praktikojnë këtë ritual leximi përdorin “iPad” ose “iPhone”, duke lundruar në internet ose duke ndërruar faqet e librave të shkarkuar në versionin “Adobe Reader”.

Duket se një gjë e tillë u leverdis jo vetëm konsumatorëve ku në harddisck mbajnë 200-300 libra të ndryshëm, të blerë me një çmim më të lirë, por dhe vetë shkrimtarëve e botuesve, të cilët shesin dhe arkëtojnë brenda ditës, pa qenë e nevojshme të merren  me prodhimin dhe shpërndarjen fizike të një libri, kostoja e të cilit, pa dyshim, rritet edhe më.

Disa vite më parë teksa isha i ftuar në një debat të gjerë ku flitej për raportet e së ardhmes mes dy librave, atij fizik dhe atij elektronik, isha krejt radikal me performancën time, teksa mbroja librin në letër.

E në këtë e sipër, një mik i imi, shkrimtar i njohur e me përvojë, por 25 vjet më i madh se unë në moshë, duke u treguar të pranishmëve një USB të thjeshtë, tha: “Do të dëshiroja që bibliotekën time ta kisha këtu dhe jo më në faqen e murit”.

Lexo edhe :  Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane

Në këtë mënyrë ky shkrimtar, jo më i ri në moshë, u bë palë kështu me brezin e ri, ithtarë të zhvillimit teknologjik edhe në këtë drejtim. Që nga ky çast u desh të bëj një pakt me veten. Në fund të fundit, askush nuk mund ta ndalojë zhvillimin, sidomos atë elektronik e informatik, dhe në kushtet e reja ajo që vlen më shumë është përshtatja.

Pesë vite më pas,  jam diçka më afër këtij mentaliteti të ri dhe hapin e parë e hodha para pak kohësh. Fillimisht vendosa të mos e shtoj segmentin e ri të bibliotekës në sallonin e apartamentit tim, madje të bëja dhe më të keqen që s’kisha guxuar as ta mendoja vite më parë. Bëra një spastrim të vogël, duke hedhur në koshin e mbeturinave revista e periodikë, të cilat m’u duk se më zinin vendin kot.

Pa dyshim, në google gjen informacion më të shpejtë dhe më të freskët sesa ai që konservoja prej vitesh në bibliotekë. Tanimë kam vendosur të bëj çmendurinë e dytë, dua të spastroj nga biblioteka të gjithë librat artistikë skematikë, duke i lehtësuar edhe më shumë raftet prej druri. Është ende herët për ta vënë në veprim këtë ndërmarrje të dytë, sepse, gjithsesi, unë jam edukuar fort me idenë që libri sido që të jetë, e ka një vlerë…

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV