Gjasula vendos rekordin famëkeq, Rashica humbet 11-metërsh, por Verder Bremeni fiton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte një ndeshje me kontraste për dy shqiptarët në anët e kundërt të fushës ajo që sapo ka përfunduar në Paderborn dhe ku Verder Bremeni mundi thellë, 5-1, skuadrën vendase, duke rritur shpresat për mbijetesë.

Por, përtej rezultatit, kjo nuk ishte një ditë edhe aq e mirë, si për ish-futbollistin e Kombëtares kuqezi, tanimë lojtar i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ashtu edhe futbollistin aktual të Kombëtares, Jurgen Gjasula.

Kjo sepse, teksa i pari shkoi dëm një mundësi të artë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi në një moment vendimtar, i dyti nuk vonoi ta shkruajë emrin e tij në librin e rekordeve, por atyre famëkeqe, të Bundesligës gjermane. Skuadra e Milot Rashicës fitoi “derbin” e ekipeve të fundit të tabelës me dy gola të Kla’asenit dhe nga një të Egeshtajnit, Osakos e Fullkrugut. Golin e ngushëllimit tek Paderborni, teksa ishte në disavantazh 0-4, shënoi Sabiri.

Dy futbollistët shqiptarë kanë qenë protagonist në pjesën e parë të kësaj sfide. Fillimisht Milot Rashica shkoi dëm një 11-metërsh për Verderin në minutën e 19-të dhe bashkë me të edhe mundësinë për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Goditjen e tij e priti portieri i Paderbornit. Sidoqoftë, Rashica e shpagoi sadopak veten 15 minuta më pas, teksa ishte ai që nisi aksionin që solli golin e dytë, të shënuar nga Juja Osako. Davi Kla’asen shënoi golin e parë dhe të tretin.

Goli i 3-të u realizua në fakt pas pas një harkimi të Rashicës. Ndërkohë, në krahun tjetër, Klaus Gjasula i Paderbornit është ndëshkuar me karton të verdhë. Gjasula kështu ka vendosur rekordin të Bundesligës sa i takon numrit të kartonëve të verdhë brenda një edicioni. Ai është ndëshkuar për herë të 17-të këtë edicion. Rekordi i mëparshëm mbahej nga ish-futbollisti polak, Tomash Hajto, por shqiptari i ka marrë këto kartona në një numër më të vogël ndeshjesh.

Lexo edhe :  A i dini benefitet e lëngut të limonit në shëndet? Ja disa prej tyre

Verderi tani është e 17-ta në tabelën e renditjes, me 28 pikë të tubuara, po aq sa ka edhe Fortuna e Dyseldorfit, që është e 16-ta dhe mban vendin që të çon në “play-out”-in për mbijetesë. Paderborni është i fundit me 20 pikë dhe është vetëm një pikë larg rënies edhe matematikisht nga Bundesliga e parë në atë të dytën, teksa deri në fund kanë mbetur edhe 3 javë për t’u luajtur.

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, 11 janar 2025, një dollar do blihet me 95 lekë dhe do shitet me 96.4 lekë. Euro do blihet me 97.7 lekë dhe do...

Jo më strehë e kriminelëve, “Çunat e Dubait” do të kthehen!

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka zbuluar në studion e “Çdo kënd” se shumë shpejt do të ketë zhvillime sa i përket ekstradimit të...

Media amerikane/ Shqipëria mes destinacioneve kryesore që ia vlen të eksploroni në 2025

Shumë turistë, të cilët planifikojnë pushimet e tyre në vitin 2025, janë në kërkim te përvojave që shkojnë përtej të zakonshmes, shkruan Tonya Fitzpatrick...

Bien temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 11 janar 2025

Një masë e ftohtë polare pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjellë rënie të temperaturave. Zonat veriore – verilindore do të dominohen nga...

Lajme të tjera

Web TV