Ice Cube shpërthen nga karantina dhe nuk kursehet aspak në akuza ndaj miliarderit Bill Gates, koronavirusit dhe vaksinës kundër virusit.
Reperi 50 vjeçar trazoi rrjetet me statusin e tij, ku e quan Bill Gates një “k…” ndërsa e sheh miliarderin si një njëri të pështirë edhe për përfshirjen e tij të mundshme në skandalin e pedofilit Jeffrey Epstein.
Akuzat, Ice Cube i shoqëroi edhe me një meme dedikuar miliarderit e filantropistit. Ai kujtoi edhe një herë teorinë konspirative sipas së cilës Gates do të injektojë mikroçipe në vaksinën kundër Covid-19, që do të shërbejnë më vonë për të gjurmuar njerëzit.
Sipas një sondazhi të realizuar së fundmi nga YouGove dhe YahooNeës, 44% e republikanëve besojnë se qëllimi i Bill Gates është pikërisht injektimi i mikroçipi në vaksinat anti-Covid.
E ndërsa Bill dhe Bashkëshortja e tij Melinda kanë investuar 300 mln $ në luftën kundër koronavirusit, miliarderi ka mohuar kategorikisht akuzat për mikroçipet, duke i quajtur ato absurde e të çuditshme. Reperi Ice Cube i bën thirrje mjekëve që të tregojnë të vërtetën për koronavirusin.
Burimi: The Sun, përshtati: Fjala.al
la.mi/Fjala.al