I dënuar me 6 vite burg, arrestohet 42-vjeçari në Vlorë (emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme 42-vjeçarin Agron Velaj, i cili prej kohësh ishte shpallur person në kërkim. Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Vlorës ka bërë me dije se Velaj është arrestuar në zonën e Novoselës.

Velaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2015, kur u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike cannabis sativa (150 kg), në banesën e shtetasit Agron Velaj./re.gu/fjala.al

Njoftimi:

Finalizohet një tjetër operacion policor për kapjen e personave në kërkim. Gjatë operacionit policor të koduar “Novosela” u kap dhe u vu në pranga i kërkuari në fushën e narkotikëve, i dënuar me 6 vite burg. Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të kërkuar dhe të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Novosela”, në kuadër të të cilit u bë kapja dha arrestimi i shtetasit në kërkim:

Agron Velaj, 42 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë. Ky shtetas u kap në zonen e Novoselës, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ngjarja i referohet muajit janar të vitit 2015, kur u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike cannabis sativa (150 kg), në banesën e shtetasit Agron Velaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë...

Gara brenda llojit në PS/ Braçe: Kam humbur miq!

Erion Braçe do të vijojë të jetë deputet i Parlamentit shqiptar, pasi ishte i dyti më i votuar në listën e hapur të PS...

Ethet e finales, Sneijder: “Inter më i matur, kjo datë do të mbahet mend gjatë”

Interi dhe PSG “përplasen” këtë të shtunë në Mynih, në kuadër të finales së madhe të Champions League. Ish-lojtari i zikaltërve, Wesley Sneijder është...

U godit me shpullë nga bashkëshortja, dëgjoni këshillën martesore të Trump për Macron

Presidenti Donald Trump i dha një këshillë shumë të thjeshtë homologut francez, Emmanuel Macron, kur u pyet lidhur me incidentin e ndodhur në Vietnam...

Fëmijët me më shumë ankth rriten me këtë lloj prindi

Çrregullimet mendore janë të pranishme edhe tek fëmijët apo adoleshentët, një realitet që po kuptohet gjithnjë e më shumë vitet e fundit, falë rritjes...

Lajme të tjera

Web TV