49 raste të reja me COVID-19 në Kosovë/ IKSHPK: Të mbyllen sektorët ku ka të infektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

49 raste të reja pozitive me COVID-19 nga 265 teste të realizuara janë konfirmuar për 24 orët e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rastet e reja pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 22 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Prishtinës 5 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Prizrenit 3 raste, komuna e Istogut 2 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe nga 1 rast nga vendbanimet: Fushë Kosovë, Mamushë, Lubovec-Skenderaj, Zhiti-Viti dhe Suharekë.

Në total numri i të prekurëve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 1486 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 25 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 953 persona.

Gjithsej në Kosovë janë regjistruar dhe 33 viktima nga COVID-19 që kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, si Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeria e Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, rekomandojmë Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE! Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.” thuhet në njoftimin e ISHPK-së./En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV