Ja kur fillon Champions dhe Europa League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA  ka dhënë fund të gjitha dilemave për pjesën e mbetur të Champions dhe Europa League. Tashmë është e vendosur. Të dy kompeticionet më të rëndësishme për klube do të zhvillohen me formatin “final eight”, dhe me sfida teke prej takimeve çerekfinale.

Trofeu do të rikthehet pas pauzës së gjatë, në datat 7 dhe 8 gusht, me takimet e kthimit të fazës së 1 të 8-ave. Katër skuadra e kanë prerë biletën për në raundin tjetër, PSG, Leipzig, Atalanta dhe Atletiko Madrid që eliminoi kampionët në fuqi të Liverpool.

Kualifikimi ndërkohë mbetet i hapur për shumë emra të mëdhenj si Juventus, Real Madrid, Manchester City apo Barcelona.

8 skuadra çerekfinaliste do të zhvendosen më pas në Lisbonë atje ku do të zhvillohen të gjitha ndeshjet deri në finale, prej datës 12 deri më 23 gusht.

E njëjta formulë do të përdoret edhe në Europa League, ku 8 më të mirat do të grumbullohen në Gjermani dhe do të luajnë në katër stadiume të ndryshme nga data 10 deri më 21 gusht.

Sa i përket sfidave Inter-Getafe dhe Roma-Sevija, të vetmet ndeshje që nuk u zhvilluan për shkak të pandemisë, ato do të zhvillohen me një takim të vetëm, në Gjermani./Br.Xh/

Të fundit

Kush i ka votat për Qeverinë?

Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por...

Opozita në delir: U arrestua nga presioni jonë

Arrestimi i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës duket se e ka çuar në delir opozitën e cila pretendon se arrestimi i tij ka ardhur...

Arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj, masë edhe për bashkëshorten

Mesditën e djeshme agjentët e BKH-së i kanë vendosur mbi tavolinën e zyrës së Erion Veliajt urdhër arrestin. Veliaj akuzohet për korrupsion dhe fshehje...

Mundësi të reja në horizont, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju ditën e sotme

Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Të martën pas një janari kompleks, sqarimet dhe zgjidhjet në punë janë në horizont. Pavarësisht momenteve të...

Lajme të tjera

Web TV