Meta dekreton ligjin për tatimin mbi të ardhurat, merret huaja nga FMN

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme dy ligje të qeverisë, atë “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe “Për miratimin e huamarrjes prej 139 milionë SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë (RFI)”.

Presidenti Meta sqaron se ligji për tatimin mbi të ardhurat është i rëndësishëm, pasi mbështet bizneset e vogla, të cilat janë prekur si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Dekretet e Presidentit:

-Ligjin nr. 68/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 18, datë 23.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat””, të ndryshuar”.

Ky akt ka mundësuar shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin të vitit 2020, duke mbështetur bizneset në drejtim të administrimit të likuiditeteve. Këto masa vlerësohen si të nevojshme për rehabilitimin e subjekteve të prekura si pasojë e pandemisë së COVID-19, veçanërisht të bizneseve të vogla, me qarkullim nën 14 milionë lekë.

-Ligjin nr. 70/2020 “Për miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë (RFI)”.

Ky akt vjen si një masë mbështetëse nga Fondi Monetar Nnderkombëtar, përmes një instrumenti të financimit të shpejtë, po në përballim të pasojave që ka krijuar në ekonomi pandemia e COVID- 19./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Suksesi ndaj Tiranës, Tetova: Pjesë e dytë perfekte, komanduam lojën falë mesfushorëve

Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova komentoi fitoren 0-4 ndaj Tiranën. “Një pjesë e dytë perfekte. Kishim vështirësi në manovër në...

Tentuan të mblidhnin benzinë nga një cisternë, vdesin 60 persona

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim i një cisternë në Nigeri. Sipas Reuters, cisterna u përmbys duke shkaktuar derdhjen e benzinës...

Tre arsye pse mund të jemi të uritur gjatë gjithë kohës

Një nga ankesat më të zakonshme të atyre që përpiqen të humbin peshë është se ata janë vazhdimisht të uritur, kështu që shpesh hanë...

Shqiptari paraqitet në spital me plagë në trup, ja çfarë dyshohet

Një 35-vjeçar shqiptar është paraqitur në një spital të Athinës i plagosur. Shqiptari u transferua në spitalin KAT pasi ka plagë në qafë dhe në...

Çfarë ndodhi!? Loredana largohet me urgjencë nga shtëpia

Loredana lë përkohësisht shtëpinë për arsye shëndetësore. E shoqëruar nga produksioni dhe nën vëzhgimin e kamerave, do të rikthehet sapo gjendja e saj të përmiresohet.   View...

Lajme të tjera

Web TV