Policia vijon kontrollet me dron për kanabis përreth liqenit të Bovillës (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia vijon kontrollin me dron në zona të ndryshme. Së fundmi, kanë vijuar kontrollet për kanabis përreth liqenit të Bovillës në Tiranë.

Nga videoja e publikuar, rezulton se Policia ka gjetur disa tentativa apo raste kultivimi të kanabis.

Policia paralajmëron se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerë edhe në zonat më të largëta me dronë si dhe ftojnë qytetarët të denoncojnë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit duke përdorur dronë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë kontrolluan në zonën përreth liqenit të Bovillës, për identifikimin dhe goditjen e tentativave për kultivimit të kanabisit.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, për të kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur edhe flotën e dronëve.

Policia e Tiranës fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112, çdo rast të tentativës për kultivim të kanabisit, duke u garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Ka.li/fjala.al

Të fundit

Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret djalin e tij (EMRAT)

Krim brenda familjes në Tiranë. Ngjarja ndodhi këtë të shtunë, rreth rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën...

Maqedoni e Veriut: Bojkotimi i blerjeve përgjysmon qarkullimin tregtar

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se, sipas të dhënave nga sistemi i regjistrimit të transaksioneve...

U largua nga muzika për një kohë të gjatë/ Big Basta: Më kanë dëmtuar

Episodi i radhës i “Aje bre normal” vjen me një artist të madh dhe nga më të talentuarit të tregut tonë prej shumë vitesh,...

Çfarë ndodh në mendjen tonë kur e anashkalojmë vaktin e mëngjesit

Shumë herë mendojmë se ose do të “kursejmë” marrjen e kalorive nëse nuk hamë diçka në mëngjes, ose se vakti i parë i ditës...

Donald Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e Bashkimit Evropian

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se do të vendosë tarifa ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke e akuzuar bllokun për praktika të...

Lajme të tjera

Web TV