Takimi Mustafa-Kurti përfundon pa marrëveshje, asnjë koment nga palët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar edhe sot pa marrëveshje takimi mes Liderit të lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Kreut të LDK Isa Mustafa.

Dy liderët u takuan rreth orës 15.00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës, pas një pauze disa javore për marrëveshjen e koalicionit për formimin e qeverisë së re të Kosovës

Lideri i LDK-së Isa Mustafa dhe anëtarët tjerë të kësaj partie kanë dalë nga takimi pas tre orësh.

Para mediave, shkurtimisht, Mustafa ka lënë të nënkuptohet se nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion.

Ai ka shtuar se nuk janë të hidhëruar me Kurtin dhe se do të takohen nesër.

Sjemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, ka thënë Mustafa.

Përveçse nuk ka marrëveshje, nga ana e LDK-së nuk është treguar asgjë tjetër rreth asaj që është diskutuar në takim.

Edhe zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa tha se në këtë takim pati dakordim që të ketë edhe një takim tjetër nesër.

Janë pajtuar që nesër të kenë edhe një takim të radhës për orën e saktë ju njoftojmë edhe nesër. Nuk kam detaje çka është diskutuar në takim”, ka thënë shkurt zëdhënësi i LDK-së./Fjala.al/

Të fundit

Ish-nënkryetarja e ‘Shqipëria Bëhet’: Dhashë dorëheqjen nga roli, por do vazhdoj në parti

Etleva Merko tregoi për herë të parë detaje në lidhje me dorëheqjen e saj nga posti i nënkryetares së...

“Serbia do kishte ardhur deri në Drin nëse nuk do ishte fortifikuar veriu”

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte më shumë...

Golem, dy ‘jet ski’ përplasen në det, një person i plagosur

Dy mjete lundruese të tipit Jet Ski janë përplasur në det, rreth 800 metra larg bregut, në zonën e quajtur “Manhatan”, Kavajë. Sipas informacionit paraprak,...

Shqipëria është ‘tokë e zanun’ e politikës

ALBAN DACI - Nëse doni të ndërtoni Shtetin e së Drejtës dhe demokracinë luftoni e mundni bajraktarizmin në çdo formë të shoqërisë duke përfshirë...

Jannik Sinner përmbys Carlos Alcaraz, italiani i parë që fiton Wimbledon

Jannik Sinner është fituesi i Wimbledon për vitin 2025. Numri një i botës fitoi me përmbysje 3-1 (4-6, 6-4, 6-4, 6-4) me sete kundër...

Lajme të tjera

Web TV