Tirana mirëpret “Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Tiranë u çel Edicioni III i Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit, ku artistë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës si, India, Italia, Kina, Turqia, Uruguai, Koreja e Jugut, Kosova etj, sjellin për artdashësit shqiptarë punimet më të mira.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit festivali solli ekspozitën e vizatimit shqiptar, me punë nga artistë të njohur, duke bërë bashkë rreth 100 vepra nga 50 artistë shqiptarë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi shoqatën “VIZart” dhe kuratorin e festivalit, mjeshtrin e akuarelit, piktorin Helidon Haliti, për kontributin e çmuar në jetën artistike të kryeqytetit.

“Një bashki e mirë ndihmon me 30 mijë pako njerëzit në nevojë gjatë pandemisë, por është e zonja të sponsorizojë edhe një festival si ky, ku shfaqen mijëra vepra arti sepse duhet të kuptojmë se kemi nevojë të ushqejmë jo vetëm stomakun, por edhe zemrën, shpirtin dhe mendjen. Jam shumë krenar për Helidonin dhe faktin se pavarësisht pandemisë apo tërmetit, nëse ka përmbytje apo thatësirë, gjëja e bukur triumfon gjithmonë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se kjo ekspozitë është treguesi më i mirë se Tirana di të ngrihet pas çdo sfide.

Duke e cilësuar Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit si dallëndyshen e parë të ringritjes, kryebashkiaku tha se ky moment është edhe një mundësi për të treguar më të mirën tonë.

“Mund të mos biem dakord për shumicën e gjërave, por kur vjen puna te vaksina e shpirtit dhe fakti se shumë galeri private, individë apo autorë kanë nxjerrë nga arkiva e tyre këto kryevepra për t’i sjellë në këtë ekspozitë, më bën të ndihem krenar që i shërbej një prej qyteteve më bujare në historinë e kombit tonë.

Lexo edhe :  Personazhi i njohur dhe babai i tij rrihen brutalisht, përfundojnë në spital

Mezi pres që ky festival të jetë një nga dallëndyshet e para të ringritjes. Vërtet 100-vjetori i Tiranës na gjeti me sfida, por shpresoj shumë që do ta shohim si mundësi për të treguar më të mirën tonë”, theksoi Veliaj.

Kuratori i këtij festivali, mjeshtri i akuarelit, piktori Helidon Haliti, nënvizoi se punët që prezantohen në këtë festival datojnë nga viti 2015.

“Kjo ekspozitë ka lindur me emocione të mëdha. Por, është një rrugëtim i cili nisi në vitin 2015, me bienalen e parë të Akuarelit në Tiranë dhe pati një vazhdimësi impresionuese, duke u përpjekur që çdo herë të sjellim risi, të kënaqim qytetin dhe të përfshijmë sa më shumë artistë”, tha Haliti.

Ndër mjeshtrit e huaj dhe shqiptarë të akuarelit që marrin pjesë në këtë edicion me punët e tyre në Muzeun Historik Kombëtar janë Atanur Dogan, Hong Shan, Amit Kapoor, Alvaro Castagnet, Alexandra Bryska, Artur Semofolov, Helidon Haliti, Ormira Lulani etj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV