IKMT në Shëngjin/Pronarja: Më lajmëruan me gojë për shembjen e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksioni i IKMT-s ka vazhduar edhe këtë të mërkurë për shembjen e objekteve pa leje në qarkun e Lezhës. Ndalesa e radhës ka qenë në Shëngjin për shembjen e disa objekteve.

Janë plotë 36 objekte që janë për t’u shembur, kryesisht me struktura druri. Sakaq disa prej pronarëve teksa kanë kundërshtuar ndërhyrjen janë konfrontuar edhe fizikisht me policinë.

Një prej banoreve në atë zonë bën me dije se u ka ardhur vetëm një njoftim verbal për ndërhyrjen ditën e nesërm (18 qershor) dhe nuk i është paraqitur dokument.

Fjala e plote

“Nuk keni nevojë që të rrini sot, nuk më keni dhënë shkresë. Nuk jam njoftuar. Më kanë thënë gojarisht vetëm për nesër. I kam të gjitha dokumentet qysh nga viti 2001. E kemi fituar me gjyq, kemi vazhduar punën me objektet e diktuara nga shteti. Unë s’kam ardhur në mënyrë të jashtëligjshme se kam paguar taksa. Kjo nuk është hera e parë që bëhet kjo. Më është prishur pa dokument. Më thanë se do të vijnë nesër.”

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Lajme të tjera

Web TV