Martesë me mblesëri/Sa kushton një nuse në Librazhd në kohë pandemie?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tradita e nuseve me mblesëri vazhdon. Këtë e tregon më së miri Sabriu nga Librazhdi, i cili ka 10 vjet që ka zgjedhur të jetë ndërmjetës martesash dhe e quan profesion për sa kohë që asnjë nga martesat e lidhura nga ai nuk kanë dështuar.

Në qytete të mëdha me të tilla martesa bëhet edhe pak humor, ndërkohe ne zonat rurale është mëse normale.

Ndonëse pandemia ndërpreu gjithçka, nevojën e të pasurit një nuse apo një burrë në krahë nuk e ndaloi. Është fakt që rikthimi i emigrantëve për pushime do të fusë edhe mblesët në punë. Një ndër traditat në Shqipëri ka qenë që shkuesit i bëje dhuratë një palë këpucë të kuqe, ndërsa tani në 2020 thjesht lekë.

Edhe pse në periudhë pandemie, dikur jepeshin rreth 10 mijë lekë, tani shkon mbi 20 mijë.

200 mijë deri 500 mijë kam marrë nga një mblesëri. Kërkojmë djalin ose gocën. E shoh djalin se ku rri, në çfarë gjendje është dhe i bëj ofertën më pas gocës”, tregon Sabriu

Sabriu tregon se kohët e fundit po përballet me krizë pasi numri i vajzave është më i ulët se i meshkujve.

Më shumë duan nuse nga Pogradeci dhe Korça, janë zonat më të preferuara”, thotë Sabriu.

Ai ndodhej në një takim me miqtë, të cilët tregojnë se e mbështesin këtë aktivitet.

“Është diçka e mirë, pasi bëhen bashkime familjare. Sabriu krijon mundësinë e lidhjeve”, shprehet një nga miqtë.

Sabriu na tregon dhe një shkak se përse emigrantët besojnë tek ai. Sipas tij ata nuk ecin shumë me trendin e kohës nuk duan nuse përmes rrjeteve sociale, por i besojnë më shume zakoneve të vjetra. Një mbles ju jep më shumë siguri.

Lexo edhe :  Daljet e reja në pension, ISSH: Si të përfitoni dhe dokumentacioni që ju nevojitet

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Autoriteti i Konkurrencës gjobit Shein me 1 milion euro, akuzohet për mashtrim mjedisor

Autoriteti Italian i Konkurrencës ka gjobitur me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein, për pretendime mashtruese mbi...

Avokati i Ilir Metës, përshëndetje naziste para ambienteve të SPAK

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, për të qenë prezent gjatë komunikimit të akuzës ndaj Ilir Metës. Por, në një...

Historia e ish-punonjësit shqiptar të trenit, që sot punon në Parlamentin Europian

Në vitin 1992, babai i tij hipi në një gomone nga Shqipëria në kërkim të një të ardhmeje për familjen e tij. Fillimisht zbarkuan...

Plagosen 11 futbollistë në Serbi, u goditën nga rrufeja

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë një ndeshjeje futbolli në qytetin Klupci, pranë Loznicës në perëndim të Beogradit, ku rrufeja goditi fushën në mes...

Sulmet e SHBA ndaj Iranit kanë rezultuar të tmerrshme, por rruga e paqes është e mundur

Ekzekutimet nga një regjim hakmarrës në Teheran po shtohen me ritme alarmante. Perëndimi duhet të ndjekë një strategji tjetër. Simon Tisdall Varja është metoda e preferuar...

Lajme të tjera

Web TV