Lefter Koka flet hapur: Vitin tjetër do të votoj për PS-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Lefter Koka i cili nuk pranoi vendimin e forcës politike ku ai bënte pjesë, LSI-së, për djegjen e mandateve, ka deklaruar hapur se në zgjedhjet qendrore të 2021-shit do të votojë për Partinë Socialiste, duke theksuar se nuk e di ende nëse do të jetë kandidat për deputet.

Gjatë një interviste për emisionin “Real Story”, ai ka deklaruar se lidhjet e tij me PS-në kanë qenë të hershme dhe se ka lidhje familjare dhe miqësore me këtë forcë politike.

“Unë sot nuk përfaqësoj asnjë grupim politik. Sigurisht kam një histori me PS, kam përfaqësuar atë që më 2000 në Këshillin Bashkiak. Kam qenë në disa gare qoftë si kryetar bashkie, qoftë në zgjedhje parlamentare. Lidhjet e mia familjare, shoqërore e sentimentale kanë qenë me këtë forcë politike. Nuk e kam kuptuar asnjëherë Sali Berishën që më etiketonte, vetëm të sulmonte dhe të fyente.

Ky Komitet Politik është bërë tashmë një lojë, ku disa përfaqësues të huaj ka që janë pjesë e diskutimit. Kjo gjë kërkon vullnet tashmë. Votues i PS do të jem, por do jem apo jo deputet këtë nuk e di. Mendoj se interesat madhore duhet të dalin mbi interesat personale.

Shumë burra e gra dridhen, sepse nuk e dinë se ku i vendos kryetari. Kjo gjë duhet të ishte një kërkesë e të gjithë deputetëve. Listat e hapura ka shumë të mira. Unë besoj shumë Agron Dukën dhe te njerëzit që ka pranë Goni. Duke e njohur, nuk do të doja të ishte stojcë e partive të mëdha politike. Nuk është mirë që të jesh parti e vogël e të presësh partinë e madhe që të fitojë”, tha Koka./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Prapaskena: Lookman kishte kërkuar të mos shitej tek asnjë ekip italian?

Luca Percassi, administratori i deleguar i Atalantës, ka folur gjatë prezantimit të Marco Sportiellos, duke sqaruar çështjen e Ademola...

Nëna fsheh vajzën 2-vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Një nënë akuzohet se e ka mbajtur vajzën e saj dyvjeçare të fshehur në një valixhe, brenda bagazhit të një autobusi në Zelandën e...

Lojtari shqiptar që do Milani kushton 41 mln euro! A do e blejë Tare?

Club Brugge ka vendosur çmimin për mesfushorin Jashari, të cilin Milani po përpiqet ta vendosë nën urdhrat e Massimiliano Allegrit prej javësh. Belgët, për...

Hakmarrja ndaj Trump, Rusia nis 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka zhvendosur këtë të hënë të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më pranë Evropës, sipas një raporti nga Insider UA. Këto avionë...

Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i...

Lajme të tjera

Web TV