Rama: Gati të takohem me Metën, boll mos të jetë për datë zgjedhjesh me Kushtetutë imagjinare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa prezantoi kryenegociatorin e Shqipërisë për integrimin, Zef Mazi, Kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm për tu takuar me Presidentin Ilir Meta. Kreu i qeverisë deklaroi se integrimi nuk është muhabet, por proces.

“A e kam ftuar Presidentin këto ditë? Jo, nuk kam pasur ndonjë orë për muhabet! Integrimi është një proces, hartë veprimi, ka ura ndërveprimi dhe në këtë drejtim, kemi qenë bashkë në tryezën e Këshillit të Integrimit dhe unë do të jem në çdo pikë ku është e nevojshme prania ime, Presidenti do të bëjë zgjedhjen e tij, përderisa ka qenë me siguri do të jetë përsëri.

Në këtë drejtim do ta shikoja këtë që kam shprehur si gatishmëri. Patjetër në çdo rast kur është e nevojshme për t’u ulur do të ulemi dhe kur Presidenti e ka të nevojshme për të komunikuar me mua”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se mjafton që të mos jetë vendosja e një datë zgjedhjesh sipas një kushtetute imagjinare, dhe për çdo gjë tjetër është i gatshëm të ulet.

Lidhur me kohën se kur mund të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, deklaroi se janë ata që i vendosin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Arrestimi i Veliajt/ Reagon Xhafaj, ja çfarë deklaroi për drejtësinë e re

Kryetari i Komsisonit të Posaçëm Anti-korrupsion, deputeti socialist, Fatmir Xhafa, ka reaguar për herë të parë në lidhje me...

Çelja e negociatave me BE, Meta komenton nga qelia: Krenaria e tallavasë së integrimit!

Në një postim të fundit në Facebook, Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë, kritikoi ashpër deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me...

Luiz Ejlli surprizon Kiarën me dhuratën magjike për Shën Valentin

Nuk është rastësi që çifti i famshëm, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, po kapin vëmendjen e publikut shqiptar këtë Shën Valentin. Përmes një postimi...

Bashkia ndihmë prej 300 mijë lekësh për familjen e vajzës që i dha fund jetës

Pas ngjarjes tragjike në Gjirokastër, ku një 17-vjeçare i dha fund jetës pasi dyshohet se bullizohej për shkak se ishte e varfër, Bashkia e...

“Më ka zhgënjyer”/ Zebervoki me deklaratë të fortë per Eglin, ja çfarë zbulon

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli, janë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Dyshja kishin krijuar një raport të...

Lajme të tjera

Web TV