Dinamoja, kampionia e madhe që i mungon elitës së futbollit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 KS Dinamo është një klub fubollistik shqiptar nga Tirana, i themeluar më 19 korrik 1950, dhe që nga viti 1995 deri më 1997 klubi ishte i njohur me emrin Olimpik. Pas atij viti klubi kryeqytetas rimori emrin Dinamo, të cilin e ka dhe aktualisht.

Për një klub me histori të gjatë dhe emër të madh si Dinamo, vitet e fundit pa frikë mund të konsiderohen më të vështirat për 17 herë kampionin e Superligës shqiptare. Dinamo është duke vuajtur një periudhë shumë të vështirë, aq sa aktualisht mund të diskutohet edhe rrëzimi në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar.

Blutë e kryeqytetit kanë rreth 8 vite tashmë që nuk po munden të rifuten në elitën e futbollit vendas dhe kjo është shumë e dhimbshme. Përveç Superligës, Dinamo numëron një sërë fitoresh të tjera, siç është marrja 15 herë e Kupës së Shqipërisë dhe 2 herë e Superkupës.

Ky klub ia ka dalë të jetë pjesëmarrës në disa prej kompeticioneve kryesore evropiane, siç janë Europa dhe Champions League. Pavarësisht kësaj, që prej vitit 2012 Dinamo kishte humbur pozitat e deri diku edhe shpresën që do të mund të ringrihej.

Ndërsa nëtetor të 2019-s skuadra u ble nga Marco Pontrelli (ish-president i Triestina në vitin 2014-2015) me qëllimin për ta rikthyer ekipin në nivelet më të larta, siç ishte para vitit 2012, duke emëruar menaxher Fabrizio Cammarata-n dhe drejtor sportiv Enzo Passarelli-n./Katerina Tafa/Fjala.al/

Të fundit

Nga rojet te kamerat inteligjente, Shqipëria rrit ndjeshëm investimet në siguri

Siguria po iu kushton gjithnjë e më shumë vit pas viti bizneseve, individëve dhe institucioneve. Përparimi teknologjik po gjeneron...

2008: Lufta Ruso-Gjeorgjiane, një përplasje e re në kufijtë e ish-Bashkimit Sovjetik

Në datën 7 gusht 2008, shpërtheu zyrtarisht konflikti ushtarak midis Gjeorgjisë dhe Rusisë, i njohur si lufta Ruso-Gjeorgjiane, ose lufta pesë-ditore, për shkak të...

Sejko: Mbiçmimi i lekut reflekton rritjen e eksporteve, turizmit dhe remitancave

Mbiçmimi i lekut kundrejt monedhave të huaja, që nga viti 2018 është reflektim i ndryshimeve strukturore në ekonominë shqiptare, përfshirë rritjen e eksporteve, turizmit...

“Kështjella në Rërë”, aktivitet argëtues për fëmijët e Velipojës

Në plazhin e Rrjollit, në Velipojë, është zhvilluar etapa e fundit e projektit “Kështjella në Rërë” me fëmijët e Qendrës “Hapa të Lehtë”. Fëmijët, duke...

Izraeli do të eksportojë gaz me vlerë 35 miliardë dollarë në Egjipt

Fusha e gazit natyror Leviathan ka nënshkruar marrëveshjen më të madhe të eksportit në historinë e Izraelit, me vlerë deri në 35 miliardë dollarë...

Lajme të tjera

Web TV