Edhe pse nuk është angazhuar me procesin e marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore Flamur Noka shprehet se kjo ishte një mënyrë e mirë për të siguruar dhe garantuar zgjedhjet. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në grupin mediatik “FJALA”, Noka ka deklaruar se kjo marrëveshje ka qenë me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira.
-Zoti Noka, unë do të doja mendimin tuaj lidhur me atë që quhet marrëveshja e 5 qershorit.
-Ne si forcë politike dhe opozita e bashkuar në përgjithësi ka demonstruar qartësisht një vullnet për t’u ulur në tryezë me mazhorancën dhe për të përmirësuar kodin zgjedhor dhe për të arritur marrëveshje për një qëllim. Qëllimi jonë është zgjedhje të lira dhe votë të lirë e të ndershme. Shqipëria në këto 7 vjet ka vuajtur më së shumti mungesën e zgjedhjeve të lira dhe ka vuajtur tërësisht nga devijimi i votës së lirë. Që kur Rilindja është në pushtet, në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është institucionalizuar nga Rilindja vjedhja e votës dhe kjo është e dokumentuar. Ka vërtetuar që zgjedhjet e lira në Shqipëri nuk i njeh si nocion. Ndaj vullneti jonë ishte që shqiptarëve t’iu sigurohet votimi pa ndikimin e krimit. Në këto rrethana, ne ishim të hapur pa asnjë kondicion të ulemi me opozitën, me këdo, vetëm të zgjidhet ky problem një herë e mirë. Në këtë proces kemi ofruar vullnetin tonë dhe ekspertizën tonë më të mirë. Ajo çka po shohim është se edhe pas përfundimit të një projekt drafti, tentohet të cënohet përsëri ky draft para se të shkojë në parlament, tentohet të cungohet sepse Edi Rama ka frikë zgjedhjet e lira. /Fjala.al/Ke.Ba
https://www.youtube.com/watch?v=zDgN6zK6UIo