Listat e  hapura/Noka: Nuk ka rëndësi, është çështje dytësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flamur Noka shpreh  shumë rezerva ndaj mazhorancës  për  mënyrën se si qeveris por sidomos në procesin zgjedhor. Por ama si PD dhe PS ranë dakord për sistemin e listave të hapura. Për Flamur Nokën një nga politikanët më të votuar në PD, listat nuk përbëjnë një problem pasi sërish kandidatët për deputetë do i vendosin kryetarët e partive.  Këtë e ka shprehur në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, për grupin mediatik “FJALA”.

 -Lidhur me listat e hapura, keni vepruar njësoj si Edi Rama.

Thelbi që sot duhet të diskutohet është garantimi i votës së lirë dhe paprekshmërisë së saj. Të gjitha të tjerat pastaj janë dytësore. Demokraci kur nuk ke të garantuar votën e lirë, mos pretendo të kesh. Ne akoma nuk kemi garantuar votën e lirë, ju akoma merreni sikur është e keqja listat e hapura.

-A e garanton plotësisht votimi elektronik votën e lirë?

-Është një element sigurie, nuk është garancia e plotë. Garancia e plotë është vullneti politik për të mos vjedhur votën.  Sepse jo gjithçka rregullohet me sanksione ligjore. Ne po bëjmë gjithçka që në kod të futen masa të cilat minimizojnë. Po qe se ekziston vullneti, ka ndikim. Opozita ka sa bën në dorë. E keqja nuk është te listat e mbyllura apo listat e hapura. Po qe se një lider ka vullnet që në listë  të mos fusë persona të inkriminuar, nuk i fut si të jenë listat e hapura, si të jenë të mbyllura. Po qe se ka vullnet ta mbyllë listën me njerëz të inkriminuar e bën si të jenë listat e hapura, si të mbyllura. Ne kemi ndërmarrë një nismë tjetër që ka kaluar pak si në heshtje, pretendentët për kandidatë për deputet ose kryetar bashkie, do kalojnë në besimin e strukturës. Dhe kjo është për t’u përshëndetur. /Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Hetimi ndaj Metës, Karamuço: Ka një bashkëpunëtor drejtësie....

https://www.youtube.com/watch?v=ZZdJPhihuWA

Të fundit

Shfrytëzimi i migrantëve është një çështje progresive

Regjimi ynë i ri i sanksioneve synon ata që përfitojnë nga migrimi i parregullt dhe krimi i organizuar i...

Faktorët/ Pse zjarret në Kaliforni u përhapën me shpejtësi?

Një dramë e jetës reale po shpaloset pak jashtë Hollivudit. Zjarre të egra kanë shpërthyer me një “shpejtësi alarmante”, në vetëm disa orë. Pse? Çfarë...

Rasti real për D.E.I.

Nga Farah Stockman Ka rëndësi që politikat e sanksioneve të SHBA-së mbikëqyreshin nga një burrë që u rrit duke parë prindërit e tij që dërgonin...

Vajza ngriti ‘në këmbë’ policinë/ Zbardhen detajet nga ngjarja në Astir

Detaje nga ngjarja e djeshme në “Astir” Në total kanë qenë 6 persona, 3 vajza dhe 3 djem të cilët prej mbrëmjes së të mërkurës...

Zgjedhjet/ “Patronazhim” për diasporën, PS përqendrohet në Greqi dhe Itali

Kryeministri Edi Rama mblodhi dje drejtuesit politik për zgjedhjet e ardhshme, duke u kërkuar me ngulm që të synojnë votën e emigrantëve, veçanërisht aty...

Lajme të tjera

Web TV