Formula e KQZ-së, Gjiknuri: Opozita reflektoi, mund të gjendet kompromis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri vuri theksin sërish te opozita, duke thënë se ajo ka reflektuar menjëherë pas tenderit për identifikimin me procedurë të përshpejtuar.

Gjiknuri u shpreh se e gjithë kjo u kthye në temë qesharake pasi Këshilli Politik nuk merret me tendera.

Fjala e plotë

Gjëja e parë është që PD po vjen tek skema brenda Kuvendit dhe e përshëndes. Skema nuk është e ngjashme me atë të drejtësisë. Mendojmë që deputetët duhet të jenë të përfshirë në këtë proces. Skema e PS nuk ka funksionuar keq. Maxhoranca garanton dhe e them publikisht se do të kenë mbështetjen tonë. Brenda skemës mund të ketë zgjidhje. Ne kërkuam që të mos përjashtojnë deputetët. Mendoj që është e mundshme të gjendet kompromis.

Mbase japim dhe ne ndonjë ide. E rëndësishme është që opozita do të jetë e garantuar që propozimet e tyre do të garantohen për votat e maxhorancës. Organet do të kenë jetëgjatësi. Ndryshe do të zgjidhen me short. Sa të gjejmë kompromis dhe do ta mbyllim marrëveshjen. Brenda pak ditësh procesi do të përfundojnë. Për teknologjinë? Do zbatojmë të njëjtën formulë si në vitin 2013. Kishte reflektim nga opozita. u bë qesharake për disa.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV