Duka: Me Rejën mund të përsërisim suksesin e De Biazit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëherazi anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka dhënë një intervistë për median italiane “TuttoMercatoWeb”, ku ka folur, jo vetëm për kompeticionet europiane, por edhe për futbollin shqiptar dhe kombëtaren kuqezi.
Kreu i qeverisë së futbollit ka komentuar rifillimin e kampionatit shqiptar, teksa shpreson, që disa ndeshje të këtij sezoni të luhen me tifozë. Gjithashtu, Duka ka folur për ndeshjet e kombëtares që do të nisin në shtator, për trajnerin Edi Reja, suksesin e Igli Tares si dhe të ardhmen e talentit Kumbulla.

– President, si po shkojnë gjërat në Shqipëri?
– Kemi rinisur kampionatet, por me dyer të mbyllura. Futbolli pa spektatorë nuk është i bukur, por e bëjmë për të mirën e futbollistëve. Po e mbyllim kampionatin me shpresën, që të bëjmë edhe disa ndeshje me tifozë në stadiume. Megjithatë, tani që ka disa raste të reja me Covid-19, per momentin synojmë të mbyllim sezonin. I kemi rihapur të gjitha kategoritë.
– Çfarë mund të thoni për Kumbullën?
– Një mbrojtës i mirë, luan në kombëtare dhe përfaqëson të ardhmen tonë.
– Flitet se mund të shkojë tek Interi. Sipas jush, a është djaloshi gati për këtë hap të madh?
– Është akoma i ri, vetëm 20 vjeç, nuk e di nëse në një skuadër të madhe do të ishte menjëherë titullar, por me siguri mund të rritet edhe më shumë. Këtë vit te Verona ka treguar një personalitet të madh dhe të bën të mendosh që mund të shndërrohet në një “top-player”. Di që interesohet dhe Juventus, ka qenë dhe Napoli në janar… Për ne është e rëndësishme, që ai të luajë gjithmonë për 90 minuta, kudo ku ai zgjedh të luajë, kështu mund të jetë edhe në formë edhe për Kombëtaren.
– Tani është një sfidë direkte mes Juves dhe Lacios. Ju shqiptarët, gjithashtu keni përfaqësues edhe në Romë…
– Drejtori është i yni. Edhe portieri, Strakosha. Prej disa vitesh Lacio po luan mjaft mirë dhe në këtë kampionat po bën diçka të mrekullueshme: mund të luajë shanset e veta deri në fund. Nuk e di se në çfarë forme do të jenë pas ndërprerjes, por para fillimit të pandemisë ishin vërtetë në formë të shkëlqyer. Shpresojmë të jenë mirë dhe Strakosha të mos pësojë asnjë gol.
– Çfarë mendoni për Igli Taren?
– Mendoj se ai është i aftë të arrijë suksesin si në Itali, ashtu edhe në Evropë: ka gjetur lojtarë të mirë, duke ndërtuar një skuadër të aftë për të marrë rezultate të mira. Madje, edhe ekonomikisht ka bërë punë shumë të mirë: është e gjitha meritë e tij.
– Ju e doni Italinë. Çfarë mund të na thoni për trajnerin Reja?
– Edi është një trajner i madh, ka eksperiencë dhe shumë ndeshje në karrierë. Kemi shumë shpresa, që me të në stol të kualifikohemi në një turne madhor, duke përsëritur atë çfarë ka bërë heroi ynë Xhani De Biazi, të cilin e do i gjithë populli shqiptar.
– Si ndryshon kalendari i Kombëtares shqiptare?
– Mbetet thuajse i njëjti, në shtator do të kemi dy sfida të Nations League dhe pastaj tre në tetor, dy të Nations League dhe një miqësore për ne që nuk jemi në “play-off”. Të organizosh miqësore para kësaj date është e pamundur, pasi nuk gjen data.

Lexo edhe :  Festival golash në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid mposht me “poker” Sevillan

Burimi: Tuttomercatoweb, la.mi/Fjala.al

Të fundit

‘Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë’/Media spanjolle i bën ‘skaner’ mafias shqiptare

Trafiku i kokainës po përjeton një zgjerim të paprecedentë më parë dhe pas këtij fenomeni qëndron e ashtuquajtura "mafia...

Meteorologu Akil Osmani zbulon si do të jetë moti gjatë festave të fundvitit

Pjesa më e madhe e territorit të vendit është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje dëbore. Por ndryshe...

Trump: Kartelet e drogës në Meksikë do t’i shpallim si organizata terroriste

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se do t’i shpallë kartelet e drogës në Meksikë si “organizata të huaja terroriste”. Trump në një...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

“Giro d’Italia” muajin e ardhshëm në Shqipëri, Rama: Di t’i jap vetëm biçikletës!

Kryeministri Edi Rama, Paolo Bellino, RCS Sport CEO dhe Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit, janë sot të pranishëm në konferencën e prezantimit...

Lajme të tjera

Web TV