Këngëtarja Loredana Zefi është nën hetim pasi akuzohet se ka zhvatur mijëra euro të një çifti zvicerian. Bëhet fjalë për 700,000 franga zviceriane, të cilat këngëtarja thuhet se i ka zhvatur në bashkëpunim me një anëtar të familjes.
24-vjeçarja thuhet se ka pretenduar të jetë “Anna Landmann”, duke u shtirur si vajza e avokatit të Cyrihut, Valentin Landmann.
Çështja u bë publike vitin e kaluar, Loredana u arrestua në maj, shtëpia e saj u bastis dhe autoritetet bllokuan llogaritë dhe një kasafortë bankare.
Reperja shqiptare mohon pretendimet. Në një konferencë shtypi të mbajtur në Prishtinë në maj të vitit 2019, ajo paraqiti pikëpamjen e saj për këtë ngjarje duke u shprehur: “Unë jam e pastër. Paratë më janë dhënë vullnetarisht, nuk ka detyrim, as ka qenë mashtrim”.
“20 Minuten” pretendon të ketë mësuar se Loredana u përgjigj me “asnjë informacion” në shumicën e intervistave duke zgjedhur heshtjen dhe duke iu referuar palës së dyshuar si të dëmtuar që ishin të pranishëm gjithashtu në intervistë.
Raporti hetimor i “Blick” dhe “20 Minuten”, thonë se një shumë prej 350,000 franga zvicerane, tani do t’i përcillen prokurorit publik, i cili do të vendosë nëse do të ngrejë akuzë.
Sipas “20 Minuten”, kasaforta e bllokuar bankare do të hapet sot nga zyra e prokurorit publik të Lucernit. Ka.li/fjala.al