KE/Çfarë duhet të përmbushë Shqipëria para konferencës ndërqeveritare, s’janë 15 kushte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Partneritet Ndërkombëtar, Fqinjësi dhe Zgjerim Ana Pisonero, ka sqaruar se para konferencës ndërqeveritare duhet te realizohen miratimi i reformës zgjedhore, garantimi i financimit transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore, si dhe garantimi i vijimit të zbatimit të reformës në drejtësi.

Pisoneri u shpreh për euronews.al se më së shumti duhet të përforcohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, teksa nënvizon faktin se këto nuk janë 15 kushtet.

Ajo shton më tej gjatë fjalës së saj se pjesa e tjetër e kërkesave lidhet me kuadrin negociues dhe nga vendi kërkohet që ato të plotësohen gjatë procesit të negociatave:

Fjala e plotë

“Përfundimet e Këshillit të Marsit kanë përcaktuar qartë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria para konferencës së parë ndërqeveritare. Kjo lidhet me: miratimin e reformës zgjedhore; garantimi i financimit transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore; garantimi i vijimit të zbatimit të reformës në drejtësi.

Shqipëria duhet gjithashtu të përforcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto nuk janë 15 kushte”, thuhet në deklaratën e dërguar nga zëdhënësja e KE. Përballja me fenomenin e aplikimeve të pabaza për azil, garantimi i riatdhesimit të tyre, si dhe ndryshimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ishin gjithashtu përparësi të rëndësishme”

Për më tej, përfundimet e Këshillit parashikojnë se Kuadri Negociues do të reflektojë një numër çështjesh që Shqipëria do të vijojë t’i adresojë në periudhën e ardhshme, dhe si pjesë e procesit të negociatave. Puna në këto fusha po vijon për momentin. Komisioni do të vijojë të monitorojë përparimin e vendit në të gjitha fushat dhe të mbështesë përpjekjet vijuese të Shqipërisë”

 

Lexo edhe :  “Ndërhyri në garën mes Olldashit dhe Bashës”/Deputeti i PD i nxjerr "të palarat” Berishës

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie?

Blogerja Sara Hoxha dhe reperi Ledri Vula trazuan rrjetin dy vite më parë me lajmin se i kanë dhënë...

Parashikimi i Motit, ja si do të variojnë temperaturat

Sot, më 4 qershor 2025, Shqipëria do të përjetojë një ditë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.Kushtet atmosferike...

Horoskopi ditor, 4 Qershor 2025

Dashi Do jeni ne kërkim te emocioneve te forta sot ju qe jeni ne një lidhje. Duke qene se komunikimi dhe bashkëpunimi ne çift do...

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një shtëpi bari e lidhur me...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Lajme të tjera

Web TV