Yuri Kim: Jam e nderuar të jem në Shqipëri ku njerëzit besojnë te ShBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jam e nderuar të jem në Shqipëri” Kështu deklaron ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, e cila shton se Shqipëria është një vend i veçantë sa i takon marrëdhënieve me ShBA-të.

“Puna është më e lehtë në kuptimin që pika e nisjes është shumë në avantazhin tonë. Jam e nderuar të jem në Shqipëri, ku njerëzit vërtet besojnë tek marrëdhënia dhe vërtet besojnë tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj nuk mund të kërkoja më shumë. Por, siç thoni ju, do të thotë edhe që pritshmëritë janë të larta kështu kostoja do të ishte e madhe nëse nuk i përmbushim ato pritshmëri”, tha ajo në një intervistë për A2.

Ndërsa lidhur me marrëdhëniet me politikanët shqiptarë ajo tha se është vetëm një diplomate dhe detyra e saj është të forcoj marrëdhënien midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan.

“Si diplomatë, ne merremi me një gamë të gjerë njerëzish dhe dua të theksoj përsëri që jam diplomate. Nuk jam prift. Nuk jam polic. Jam vetëm një diplomate dhe detyra ime këtu është të forcoj marrëdhënien midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan, pavarësisht se kush është në pozita pushteti në Uashington apo në Tiranë. Detyra ime është të ndërtoj marrëdhënie midis dy vendeve dhe është kënaqësi e madhe që jam në gjendje ta bëj këtë”, u shpreh ajo./En.Br.Fjala.al

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV