OBSH apel shteteve: Bëni kujdes, jemi në një fazë të re e të rrezikshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për të gjithë shtetet që të tregojnë kujdes në lehtësimin e masave, pasi virusi vazhdon të infektojë mijëra njerëz në ditë.

Ashtu siç është vënë re dita e enjte ka sjellë rekordin e numrit të të infektuarve nga COVID-19 që nga përhapja e pandemisë, me 150 mijë të prekur në vetëm 24 orë në të gjithë botën.

Bota është në një fazë të re dhe të rrezikshme,” u shpreh shefi i organit të Kombeve të Bashkuara, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konferencë virtuale në Gjenevë.

Virusi ende po përhapet shpejt, ai është akoma vdekjeprurës dhe shumica e njerëzve janë akoma të ndjeshëm ndaj tij”

Kreu i organizatës bëri thirrje për mbajtje të distancës sociale dhe vigjilencë të lartë.

Më herët, Dr Hans Kluge, drejtori rajonal evropian deklaroi se përgjatë vjeshtës mund të shpërthejë vala e dytë e koronavirusit.

 

Bo.Ba/fjala.al