Meta: Moikomi ishte misionar, s’mohoi bindjet, personalitet i rrallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa i jepte lamtumirën e fundit shkrimtarit Moikom Zeqo, presidenti i vendit Ilir Meta e quajti atë si një misionar, që mbrojti historinë, kulturën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

Meta e quajti fat njohjen me të, e mbi të gjitha tregoi se Zeqo i ka mësuar shumë. Për Metën ashtu si edhe për shumë të tjerë, shkrimtari Moikom Zeqo nuk do të shuhet kurrë.

Në fjalën e tij presidenti nuk la pa përmendur edhe kontributin e tij në partinë socialiste.

Fjala e plotë

Moikom Zeqon kam pasur fatin ta njoh nga afër në momente tepër të vështira dhe të mësoj prej tij mjaft. Zeqo është nga ata njerëz të cilët për njohuritë për dijet në fushat nga më të ndryshmet janë shumë të rrallë, aq më tepër për një vend si i yni, por edhe më të rrallë e bën, fakti që ai njohuritë e tij i vuri në shërbim të kauzave më të mëdha kombëtare, publike dhe gjithmonë në shërbim të së vërtetës. Sot po lexoja një shkrim të Spiro Dedes, dhe ai e kujtonte si 50 vite më parë ndërsa Zeqo kishte ca përfytyrime që dukeshin si imagjinare, shokët e tij habiteshin dhe më të drejtë thoshte se nuk shihnin.

Si misionar që ishte, ai kishte një përfytyrim dhe një vështrim largpamës, ai gjithmonë u vendos në anën e duhur të historisë dhe kjo është arsyeja që të gjithë dinë se kanë humbur diçka nga vetja e tyre. Ishte një personalitet që dha shumë më tepër sesa mori nga shoqëria. Është një personalitet që për atë kontribut që ka dhënë, mbrojtjen që i ka bërë historisë dhe kulturës dhe për atë vështrim kritik që kërkonte gjithmonë një Shqipëri më të drejtë më humane. Ai do të mbetet një personalitet frymëzues në të ardhmen”  tha ai.

Lexo edhe :  Përmbytjet në Durrës/ Kryebashkiakja Sako: Ka filluar vlerësimi i dëmeve

Meta kujtoi edhe kontributin e Zeqos në partinë Socialiste. “Moikom Zeqo mund të kalonte menjëherë me Lëvizjen Demokratike por nuk mohoi bindjet, sepse ishte i majtë, por me bindje të forta demokratike dhe këtë e tregoi, ishte ndër kontribuuesit e hapjes së PS-së dhe mbështetjes së të rinjve si unë, Majko dhe shumë të tjerë për të bërë një transformim të së majtës dhe kjo ndodhte në momentet më të errëta të së majtës në vitet 1991. Edhe brenda familjes politike qëndroi një personalitet si vetvetja, si rrallë të tjerë, kritik  dhe parimor, personalitet që ishte problematik me çdo lloj pushteti, por i dashur dhe adhuruar nga njerëzit” tha ai.

 

 

Bo.ba/fjala.al

Të fundit

Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025, Manastirliu porosi hartuesve të testeve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim me grupet e hartimit të testit të Maturës...

Lufta tregtare/ Franca i bën “karshillëk” SHBA-së, tërhiqet Gjermania

Bashkimi Europian duket i ndarë në qasjen që duhet të marrë ndaj SHBA-së lidhur me çështjen e tarifave. Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi gjatë takimit...

Gruaja në Elbasan godet 25-vjeçaren me lopatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një  57-vjeçare ka goditur me lopatë një 25-vjeçare. Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se...

‘Jam në hall të madh’,pas ndarjes nga Ilinisa, Meriton Mjekiqi i hapur për njohje të reja

Meriton Mjekiqi është i hapur për njohje të reja! Në një intervistë të dhënë së fundmi moderatori u shpreh se tani është i pjekur dhe gati...

Niset Kontingjenti I i FA në operacionin e BE në Bosnje dhe Hercegovinë

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, rrisin më tej kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare, duke rritur me plot 30 trupa praninë e tyre në...

Lajme të tjera

Web TV