Taulant Balla: Shkarkimi i Metës nuk ka qenë qëllim në vetvete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i pyetur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, deklaroi se ky nuk ka qenë një qëllim në vetvete. Balla deklaroi se opinioni lidhur me çështjen e emërimeve ne Kushtetuese e thotë qartë se ka një vakum. Sipas Ballws Komisioni i Venecias është i qartë në këtë pikë. 

“Shkarkimi i presidentit të republikës nuk ka qenë qëllim në vetvete. Komisioni Hetimor parlamentar i iniciuar nga 55 deputetë është një komision që po vijon punën. Ka pasur një objekt të punës hetimore disa çështje të rëndësishme. Opinioni lidhur me çështjen e emërimeve ne Kushtetuese e thotë qartë se ka një vakum. Dhe në lidhje me aktin e presidenti duke mos i ofruar mundësi betimi një anëtari për t’u votuar në Kushtetuese. Komisioni i Venecias është i qartë në këtë pikë. Qoftë dhe presidenti i Republikës nuk mund të ketë të drejtë që pas skadimit të afatit 30 ditor, të mos ia ofrojë betimin. Unë inkurajoj Komisionin që të vijojë punë. Sa i takon shkarkimit të tij, besoj se mëkati i tij lidhur me ligjshmërinë, është i qartë si drita e diellit lidhur me aktin joligjor të dekretit, apo zhdekretimi i 30 qershorit, që ka qenë objekt vlerësimi i një opinioni tjetër. Shkarkimi i presidentit nuk kërkon vetëm 94 vota në kuvend, por dhe një vendim nga Gjykata Kushtetuese. Venecia sa i përket aspektin sekuencal iu ka dhënë të dyja palëve të drejtë. Venecia thotë; duhet dialog institucional.”, tha Balla.

Të fundit

Turizmi, investime në Gjinar/ Fshati turistik i Elbasanit, atraksion për turistët

Punimet për rehabilitimin e fshatit Gjinar, në Elbasan janë drejt fundit. Pëeveç asfaltimit të sheshit, dhe të rrugëve lidhëse...

Çmimet u rritën lehtë në dhjetor/INSTATInflacioni arriti në 2.1 përqind,ndikuan ushqimet

Inflacioni ka pësuar një rritje të moderuar gjatë muajit të fundit të vitit 2024. Pavarësisht se ishte periudhë festash dhe konsumi ka qenë më...

Lista Serbe akuzon KQZ se po i mohon të drejtën për vëzhgim në ditën e zgjedhjeve

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka shprehur pakënaqësi për përbërjen e komisioneve zgjedhore për numërimin e votave për zgjedhjet...

Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër/ Rama inspekton qendrën

Ka hapur dyert Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër. Ky është një tjetër investim madhor nga buxheti i shtetit për shëndetësinë, me ambiente të transformuara,...

Do vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn,GJKKO dënon Luzin dhe Nikollin

Gjykata e Posaçme ka dënuar anëtarët e grupit kriminal që planifikuan të vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në Vlorë. Togat e zeza miratuan prezencën...

Lajme të tjera

Web TV