Grida Duma hedh dyshime mbi shifrat e fundit të infektimeve nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News24, hodhi dyshe rreth shifrave të fundit të infektimeve nga Covid-19 në vendin tonë.

Sipas Dumas, kryeministri Rama është duke shfrytëzuar pandeminë për të rritur pushtetin e tij.

“Nuk dua të vë dyshimin ata që informojnë, instancat shtetërore, gjithmonë kam zgjedhur të mos jem lajmësi i keq, që do të thotë se kam dyshimet e mia racionale se nuk kanë qenë ato shifrat edhe gjatë karantinimit të plotë. Besoj që shifrat kanë qenë më shumë dhe kanë nisur para karantinimit. Ne si PD kemi kontribuar për t’ju thënë shqiptarëve se armiku i panjohur është më i rrezikshëm se armiku i njohur dhe situata kërkon ndërgjegjësim më të lartë.

Por kush është rreziku tani? Rreziku tani është se për shkak të pandemisë ekonomike të kërkosh sot masë më të madhe disiplinimi, ata ta kthejnë me kundërshti pasi situata u menaxhua keq. Ajo që u menaxhua keq ishte situata ekonomike. Është e pafalshme, e mëkatshme, e keqe që e përdor edhe pandeminë për fushatë. Mbani mend që dilte në telefona (Rama) u bë batutë kalamajsh, e mbani mend atë: Edi jam…Shqipëria sot është monopartiake që nga gjykatat te Parlamenti. Është mëkat të përdorësh fatkeqësinë për pushtet.

Sot Shqipëria ka akumuluar pushtet tek një njeri më shumë se kurrë. Gjithçka këtu është bërë monopartiake. Është e pacipë që një njeri të grumbullojë kaq shumë pushtet dhe të kërkojë që në situatë sëmundje të shfaqet edhe në telefona a thua se kujdeset ky për larjen e duarve. Që të mos kaloj te ironia, se ky është vetë nga ata njerëzit që ka probleme me pastërtinë e duarve, ka një problem të madh, korrupsionin”,- tha ajo./Re.GU/Fjala.al

Të fundit

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave...

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë. Dhunuesi mund të ishte kushdo....

3 kërkesat e Shabanit për Lapajn para se… të shtypte “butonin e kuq”

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Endrit Shabani i kërkoi takim Adriatik Lapajt për të diskutuar mbi vijimësinë e koalicionit. Ai shfrytëzoi javët më të...

Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë...

Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez “all in”

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia...

Lajme të tjera

Web TV