Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta si pasojë e Covid-19 të kushëririt të tij.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Spaho shkruan se koronavirusi sapo i mori jetën djalit të tezes së tij dhe se do i mungojë shumë.
“Homazh për shokun, vëllain, mikun dhe djalin e tezes, ing. Luan Qemo, të cilit Covid 19 sapo i mori jetën. Kemi ecur së bashku në jetë që fëmijë fare të vegjël e deri më sot. Do më mungosh shumë…”, shkruan Spaho.
Më tej ai ka bërë edhe një sqarim ku thekson se personi nga Gjirokastra që humbi jetën nga Covid-19 nuk është i afërmi i tij, ndërsa i shpreh ngushëllime familjes së viktimës.
“Për sqarim: Ju faleminderit për ngushëllimet. Ju bëj me dije që personi nga Gjirokastra që ka humbur jetën nuk është i afërmi im. Familjes së viktimës nga Gjirokastra i shpreh ngushëllime.
I afërmi im është nga Tirana, i shtruar në Infektivin e QSUT prej ditës së martë dhe ndërroi jetë sot aty”, shprehet Spaho./Bl.Ba/Fjala.al