PD i qepet kryebashkiakut të Mallkastrës: Është i dënuar, do e provojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike është hedhur sërish në sulm ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës.

Sipas Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, Qerim Ismailaj ka shkelur ligjin e dekriminalizimit dhe ka fshehur të kaluarën e tij kriminale.

Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Mallakastrës. Sipas të dhënave të mbledhura nga PD, Qerim Ismailaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit të kandidimit për një post publik. Ky është rasti i katërt pas atij të Shkodrës, Vorës dhe Vau të dejës që konfirmon se Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit të organizuar. Si të tjerët dhe Ismailaj u përbetua se nuk ka pasur probleme në Greqi. Ky është mashtrim. Ai njëlloj si Edi Rama e di se është i dënuar në Greqi. PD po punon dhe shumë shpejt do provojë për opinionin publik se Edi Rama i Mallakastrës ka të shkuar kriminale dhe në bazë të ligjit të dekriminalizimit nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik. Çfarë i kujton Edi Ramës së Mallakastrës data 25 shkurt e vitit 2000? Sot nuk është koha për mashtrime, është koha për veprime nga organi i prokurorisë. Koha që ligji të veprojë”, u shpreh Bardhi.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV