Avokati i Viktor Markut: Arrestimi është i paligjshëm, ndodhej në Malin e Zi që në janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i Viktor Markut deklaron se arrestimi i klientit të tij është bërë në mënyrë paligjshme, pasi pretendon se nuk ka një urdhër ndalimi për të.

Pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore, avokati Ilir Murati ka deklaruar se nuk ka pranuar akuzat e policisë ndaj Viktor Markut për vrasjen e Hekuran Billës.

“Viktor Marku ka dhënë alibi shumë të qartë. Është shoqëruar nga policia malazeze pa ndonjë akt të policisë shqiptare. Viktori thotë nuk jam autor i kësaj ngjarje. Ose të paktën ne nuk kemi asnjë dokument në dispozicion.” tha Murati.

Sipas tij, nga sistemi TIMS rezulton se Marku ndodhej në Mal të Zi që prej muajit janar edhe pse policia ka dëshminë e pronarit të makinave me qira në Shkodër, i cili disa ditë para atentatit në Tiranë, i ka dhënë një makinë tip “Smart” me qira Viktor Markut dhe nipit të tij Sebastian Malit.

Ndërsa për të arrestuarin tjetër, Sebastian Malin, avokati Ilir Murati tha se ai është një student i shkëlqyer i Juridikut.

Gjykata ka shtyrë për ditën e nesërme vendimi për caktimin masës së sigurisë për Viktor Markun, pasi i ka kërkuar prokurorisë materiale shtesë mbi arrestimin e tij.

Viktor Marku u prangos tre ditë më parë nga autoritetet policore të Malit të Zi në shtetin fqinj dhe iu dorëzua policisë shqiptare në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit. Burime bëjnë me dije se ai u kap në tentativë duke u larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut të ekzekutuar nga Hektor Billa në vitin 2006 në Angli. Lidhur me atentatin e 11 qershorit në kryeqytet është arrestuar dhe Sebastian Mali, nipi i Prel dhe Viktor Markut, i cili akuzohet si bashkëpuntor për ngjarjen në fjalë.

Lexo edhe :  Gjykata e Durrësit “detyron”nënën të jetojë në një pallat me vrasësin e djalit

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të...

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Noka flet për humbjen e thellë të PD: Ja pse nuk i bojkotuam zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita mori pjesë në parlamentaret e 11 Majit edhe pse e dinte që...

Zi në familjen e Rihannës, këngëtarja me famë botërore humb të atin

Rihanna dhe familja e saj janë në zi. Babai i saj Ronald Fenty ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune në moshën 70-vjeçare. Sipas mediave amerikane,...

Mallkimi bavarez i finaleve/ Mynih, qyteti ku humbasin favoritët në Champions

Parashikimet e cilësojnë si pretendentin kryesor. Gjithsesi, historia flet ndryshe dhe Paris SG është shumë larg lavdisë së një klubi si Interi. Në finalen e...

Lajme të tjera

Web TV