Ndërsa sot në vendin tonë janë regjistruar 33 raste pozitive në 24 orët e fundit, doktoresha e Spitalit Infektiv Nevila Gjermeni ka bërë një apel për të gjithë qytetarët që të vazhdojnë respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ajo thotë se të gjithë duhet të kujdesen për veten dhe njerëzit e dashur duke zbatuar rregullat e higjienës dhe distancimin social.
“Një lutje për të gjithë popullatën. Pavarësisht se gjërat shkuan mirë duam që të vazhdojnë të shkojnë mirë, ashtu sikurse e filluam. I lutem të gjithë popullatës të vazhdojnë të kujdesen për vetën dhe njerëzit e dashur duke zbatuar rregullat e higjienës dhe distancimit social”, shprehet Gjermeni.
Videomesazhi i saj është ndarë edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. “Mjekët dhe infermierët e spitalit infektiv po përballen me një fluks të shtuar qytetarësh që kanë nevojë për trajtim mjekësor si pasojë e simptomave të rënda të COVID19.
Nuk është asnjëherë e tepërt lutja e tyre për më shumë kujdes! Ju lutem dëgjoni apelin e dr. Nevila Gjermenit, e cila prej më shumë se 3 muajsh është çdo ditë në vijën e parë të përballjes me COVID19″, shkruan Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al