Akuza të rënda nga Spanja: Carlo Ancelotti hetohet për evazion fiskal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shumë emrave të njohur në futboll që kanë qenë pjesë e ekipeve të La Liga, edhe Carlo Ancelotti përfundoi në shënjestrën e autoriteteve tatimore spanjolle. Sipas mediave iberike, “Fiskalia” e Madridit ka paraqitur një ankesë kundër teknikut aktual të Everton për një evazion të pretenduar të kryer nga ai, mbi një milion Euro (për të qenë i saktë 1,062,079 Euro).

Autoritetet fiskale iberike insistojnë se evazioni është bërë në periudhën dy vjeçare 2014-2015, kur Ancelotti stërviti Realin. Akuzat janë mjaft të rënda dhe shqetësuese, dhe vijnë prej shmangies së taksave pjesërisht për kompensimin e marrë si trajner, por kryesisht dhe paratë që lidhen me të drejtat e imazhit.

Sipas hetuesve, Ancelotti kishte përdorur një rrjet kompleks ndërmarrjesh me zyra në parajsat fiskale jashtë Europës për të fshehur një pjesë të të ardhurave nga Agjensia Spanjolle e të Ardhurave. Tekniku italian nga Reggiolo është vetëm i fundit nga personazhet e njohur të futbollit iberik që përfunduan nën “lente” zmadhuese.

Rastet më të spikatura ishin natyrisht ato të Messi dhe Cristiano Ronaldo, të dënuara me 21 dhe 23 muaj burg përkatësisht dhe me pagimin e gjobave multimilionëshe. Sidoqoftë, lista është shumë e gjatë dhe përfshin José Mourinho, Radamel Falcao, Alexis Sanchez, Diego Costa, Javier Mascherano, Marcelo, Angel Di Maria, James Rodriguez, Mesut Ozil dhe shumë të tjerë. Në shumicën e rasteve, procedurat përfunduan me një pazar dhe pranim të fajësisë dhe pagimin e një pjese të parave që i detyroheshin.

Të fundit

Rama i kërkon Starmer zgjidhje për shqiptarët e regjistruar si shtetas të Kosovës

Gjatë takimit të Nëntorit 2024 kryeministri Edi Rama u tha shqiptarëve në Londër se qeveria e tij do të...

Tensioni i syrit, shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku

Sytë janë të brishtë e të rrezikuar nga një sërë problemesh shëndetësore që shkaktojnë dhimbje e probleme me shikimin. Një prej problemeve në fjalë...

“Rama ka nja 25 vite që përfiton…” Agron Shehaj reagon për sulmet e PD dhe PS

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit në të gjithë zërat e tij, teksa ka përfunduar për partitë dhe po vijon për...

Presidenti i Komisionit Europian: “Na besoni, ju duam në BE!”

Presidenti i Komisionit Europian, Antonio Costa, theksoi edhe njëherë vendimin e BE-së për zgjerimin e pakthyeshëm në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo...

Sherri në Kashar, zbulohet çanta me para në një makinë pranë KZAZ-së

Një incident i rëndë ndodhi këtë mesditë në qendrën e numërimit të votave në Kashar, në KZAZ nr.30, ku Sekretari i Komisionit Zonal të...

Lajme të tjera

Web TV