Gjiknuri: Ja si do të votojnë emigrantët, procesi do të udhëhiqet nga KQZ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje të Reformë Zgjedhore janë zbardhur sot nga bashkëkryetari në komisionin e Reformës Zgjedhore nga radhët e shumicës parlamentare, Damian Gjiknuri.

Në takimin online me këshillin koorodinues të diasporës,

Gjiknuri theksoi se çështja e votës së emigrantëve është përfshirë në proces, ndonëse ishte një proces i vështirë politik. Deklaratat e Gjiknurit u bënë në takimin online me Këshillin Koorodinues të Diasporës.

Sipas Gjiknurit, është vendosur që procesin e votës së emigrantëve në zgjedhje do ta udhëheqë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjithashtu, deputeti socialist theksoi se të gjithë emigrantët, që do të votojnë me postë ose në mënyrë elektronike, do të numërohen në Qarkun e Tiranës, pasi ata do të rezultojnë të regjistruar pikërisht në kryeqytet.

Reforma Zgjedhore është zhvilluar në një kontekst të vështirë politik. Nuk ishim në kushte normale si reformat e tjera, pasi ishim në një situatë ku dialogu me opozitën ishte thuajse i munguar.

Për këtë, çështja e emigrantëve duhej sqaruar me shumë kujdes. Megjithatë, morëm përsipër që çështjen e votës së emigrantëve ta përfshijmë, në një mënyrë që ajo të bëhet e mundur.

Nisur nga konteksti aktual, ku emigrantët duhet të votojnë sipas një regjistri paraprak, tashmë infrastruktura është gati.

Për këtë vendosëm që në Kodin Zgjedhor procedurat e votimit, me postë ose elektronike, t’ia delegojmë KQZ.

Në Kod u sanksionua që është KQZ ajo që udhëheq procesin. Kushdo emigrant, i cili është i regjistruar në një regjistër, automatikisht do të gjenerohet në listën e zgjedhësve, dhe do të ketë mundësi të votojë.

Duhet që emigranti, diaspora, shqiptari me banim jashtë vendit, duhet të jetë i regjistruar në regjistrin e gjendjes civile.

Vota e tyre do të llogaritet në Qarkun e Tiranës. Pra, emigrantët e regjistruar në regjistër dalin në Qarkun e Tiranës.

Në zgjedhjet e para numri do të jetë i vogël, por nëse do të aplikojmë në këto zgjedhje 20-30 mijë emigrantë, do të nxjerrim mësime për zgjedhjet e tjera.

Meqë është listë unike, vota e tyre do të llogaritet në Tiranë, e cila ka dhe më shumë mandate”, tha Gjiknuri.

Lexo edhe :  Peshkaqeni sulmon një krokodil në plazh, ngjarja tronditëse arrin 8 milionë shikime

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Integrimi i Shqipërisë, mbahet në 18 Mars Konferenca e katërt Ndërqeveritare me BE-në

Shqipëria po vijon avancimin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, teksa më 18 mars do të zhvillohet Konferenca...

Trump për Zelenskyn: Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk duket se po tërhiqet nga kritikat e tij ndaj homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në një intervistë në Fox...

Dita e Gjuhës Amtare, gjuhëtari: Shqipja po ndotet nga fjalët e huaja të panevojshme

Përdorimi i fjalëve të huaja të panevojshme, gabimet drejtshkrimore dhe shtrembërimet sintaksore janë disa nga sfidat më të mëdha me te cilat po përballet...

Parashutë në BBVIP4 për Eglin dhe Gjestin, ja çfarë mesazhi morën banorët!

Një moment emocionues dhe i paharrueshëm ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gjesti dhe Egli morën një surprizë të jashtëzakonshme...

Meta akuza nga qelia: Ndalimi i vizitave s’më pengon të udhëheq PL drejt fitores

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot (21 Shkurt) në lidhje me atë që e ckilësoi pengimin me orë të tëra...

Lajme të tjera

Web TV