Larg humorit dhe më pranë futbollit… Aktori i “Stupcave” bëhet agjent lojtarësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vedat Bajrami hyn tashmë edhe zyrtarisht në futboll. I cilësuar si njëri nga aktorët më të njohur të humorit në trevat mbarë shqiptare, së fundmi Bajrami  ht është bërë agjent i futbollistëve. Ai është marrë edhe më parë me prurjen e futbollistëve në Superligën e Kosovës ku shumë skuadra kanë përfituar nga puna e tij. Kurse, tashmë Vedati ka fituar licencën nga Federata e Futbollit e Kosovës për ta ushtruar këtë  profesion.

Vedat Bajrami i lindur më 18 Qershor 1980 në Prishtinë është aktor, humorist dhe regjisor. Ai është pjesë e grupit Humoristik “Stupcat” i cili debutoi për herë të parë më 2002-ën. Ai është i njohur për shumë vepra artistike , duke luajtur personazhe të njohur.

Por tani me futjen në botën e futbollit, karaktere si Liki, Fuka, Sahit Plisi etj, do të duhet të sinkronizohen me emra futbollistësh që ai do të përfaqësojë në Kosovë, me shpresën për ti dërguar në ligat kryesore europiane.

Të fundit

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Efekti elektoral Veliaj/ Majko: Goditje e rëndë për PS. Tirana, fushatë delikate

Deputeti socialist i ftuar në ‘Real Story’ komentoi arrestimin e Veliajt duke thënë se është një goditje e rëndë për PS. Më tej, Majko tha se...

Nga Big Brother në kandidate për deputete, Julia Ilirjani: Do të “thyej” foltoren

Një thirrje të brendshme për të ndryshuar realitetin politik dhe ekonomik në Shqipëri, e ka quajtur Juli Ilirjani kandidimin e saj në listën e...

Italia do t’i dhurojë Shqipërisë një anije ushtarake, zbulohet data kur mbërrin në Durrës

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama shprehu ambicien e fortë për të fuqizuar Flotën Detare të Shqipërisë me një anije patrulluese dhe tre anije...

Lajme të tjera

Web TV