6 vjet, pesë huazime dhe ZERO paraqitje! Futbollisti i harruar Mario Pasalic…

Pasaliç asnjëherë nuk bëri një paraqitje zyrtare për Blutë, pasi u bashkua me skuadrën në Premier League gjashtë vjet më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas plot 6 vjetësh në borderonë e klubit, 5 marrëveshje huazimi dhe asnjë ndeshje “në aktiv” Chelsea e ka shitur “njeriun e harruar” që kishte te Blues.  Mario Pasalic zyrtarizohet si lojtar i Atalanta për 13.5 milionë paund.

25-vjeçari ka shijuar huazimin magjik në skuadrën italiane gjatë dy sezoneve të kaluara, në të cilat ai ka shënuar 15 gola në 75 paraqitje, dhe tani është bashkuar me klubin e Bergamos përfundimisht. Pasaliç asnjëherë nuk bëri një paraqitje zyrtare për Blutë, pasi u bashkua me skuadrën në Premier League gjashtë vjet më parë nga Hajduk Split në moshën 19 vjeç.  Në vend të ndeshjeve, Pasaliç e kaloi karrierën e tij te Chelsea jashtë në huazim, duke përfshirë në Spartakun e Moskës.

Në karrierën e tij me Chelsea nën kontratë por jo efektiv, përfshihen huazime në të gjithë Evropën me pesë klube të ndryshme. Ai pati lëvizje të përkohshme për një sezon në Elche, Monaco, Milan dhe Spartak Moskë para dy viteve të tij me Atalantën. Në vitin e tij të parë me skuadrën e Serisë A, ai i ndihmoi zikaltërit të siguronin Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre.

“Falënderojmë Mario për shërbimin e tij në klub dhe i urojmë fatin më të mirë për kapitullin tjetër të karrierës së tij,” thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit të Chelsea.

Të fundit

Akrepat që të numërojnë ditët! Ora e “vdekjes” nga Inteligjenca Artificiale bën “kërdinë”

Një "ore vdekjeje" e prodhuar nga Inteligjenca Artificiale ka rrëmbyer interesin e një numri të madh njerëzish. Kjo orë...

Zbulimi makabër në shpellën e Kanibalëve

Një studim i publikuar në Scientific Reports ka zbuluar histori makabër në shpellën Maszycka në Poloni: dëshmi e kanibalizmit që daton rreth 18,000 vjet më parë, gjatë...

“Nga një patëllxhan…”/ Çfarë plani po thurin Rozana dhe Gjesti për banorët?

Rozana dhe Gjesti kanë një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Pavarësisht debateve që mund të kenë patur me...

Meningiti akut prek 14-vjeçarin në Durrës/ Nxënësit në panik, nuk shkojnë në mësim

Një fëmijë nga Durrësi është prekur nga meningiti akut. 14-vjeçari është shtruar të premten e javës së kaluar në spitalin e Durrësit dhe më...

Tirana e politikës me gëzof demokratik

Nga Ben Andoni  Mënyra sesi përballet një çështje e madhe tregon maturinë e një shoqërie dhe stadin e klasës politike të saj. Politika shqiptare nuk...

Lajme të tjera

Web TV