PD: Në Parlamentin Europian u propozua që Shqipërisë t’i ndërpriten negociatat dhe ndihma financiare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Arben Kashahu tha se dy europarlamentarë në seancën e sotme në Parlamentin Europian kanë propozuar që Shqipërisë t’i ndërpriten negociatat dhe ndihma financiare nga BE.

Me anë të një komenti në Facebook, Kashahu shkruan se raportet BE- Shqipëri janë në pikën më të ulët gjatë këtyre 30 viteve të fundit teksa thotë se për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike ndaj qeverisë.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria u etiketua në mbledhje si vendi më i korruptuar në Europë dhe se u kërkua hetimi për shembjen e Teatrit Kombëtar.

”Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, në seancën e posacme për Shqipërinë për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike në lidhje me raportet BE-Shqipëri. 

Dy nga euro-parlamentarët, anëtarë të AFET propozuan që Shqipërisë “t’i ndërpriten negociatat me BE” dhe “të ndalohet menjëherë ndihma financiare e BE”. Europarlamentarë të tjerë e etiketuan Kryeministrin dhe qeverinë si “të ashpër me mediat dhe të lëmuar me kultivuesit dhe trafikantët e drogës”. Përpjekjet dhe kokëfortësia e mazhorancës për të ndryshuar ligjin për mediat u konsiderua “e turpshme”, ndërsa ri-mbjellja e Shqipërisë me kanabis “e papranueshme”. 

Shqipëria u konsiderua shprehimisht si vendi “më i korruptuar” në Europë. Mos-ndjekja penale e krimit elektoral dhe e politikanëve të mazhorancës të përfshirë në blerjen dhe manipulimin e votës dhe deformimit të vullnetit popullor është raportuar si zhgënjyese dhe është kërkuar të monitorohet me vëmendje të shtuar nga Komisioni Europian.

Shembja e Teatrit Kombëtar u dënua njëzëri nga europarlamentarët dhe u kërkua “të investigohet ligjshmëria e këtij veprimi të qeverisë”. Është detyrë kombëtare të shpëtohet procesi i integrimit! Kjo detyrë fillon me largimin e kësaj qeverie euroskeptike.”

Teatri Kombëtar, reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi kanë qenë kryefjala e diskutimeve për Shqipërinë në  Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Lexo edhe :  Lapaj humb mandatin (dhe fytyrën)/ Gjikondi: Debat i shëmtuar mes të rinjve

la.mi/Fjala.al

 

 

Të fundit

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025/ Fond i kufizuar

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e...

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera...

Shefi i OKB-së: Shtetësia për Palestinën është e drejtë, jo shpërblim

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i bëri thirrje të hënën bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë “hapa urgjentë, konkretë dhe të pakthyeshëm” drejt një zgjidhjeje me...

Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej...

Paundi britanik nuk del nga ‘gremina’/ Kursi i këmbimit, 29 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.7 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV