Trump kërkon ligj për burgosjen e protestuesve që djegin flamurin amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump tha dje në mitingun e tij elektoral në Oklahoma se do t’i kërkojë kongresit legjislacion për burgosjen me të paktën një vit të atyre që djegin flamurin amerikan.

Ne duhet të krijojmë një legjislacion që kur dikush djeg flamurin amerikan të shkojë në burg për një vit,” tha Trump në mitingun e parë elektoral pas tre muajsh në Tulsa, Oklahoma.

Presidenti republikan përsëriti thirrjen e tij për t’i bërë të dënueshme veprimet denigruese ndaj flamurit duke e kërkuar këtë nga dy senatorët që ishin në miting.

Gjatë javëve të fundit disa demonstrues kundër dhunës së policisë pas vdekjes së George Floyd, kanë djegur flamurë amerikanë dhe kanë rrëzuar statuja të lidhura me ish-Konfederatën jugore pro-skllavëri të SHBA.

Djegia e flamurit nuk është akt i jashtëligjshëm në SHBA. Në një rast të ngjashëm në 1989 Gjykata e Lartë vendosi që edhe djegia e flamurit mbrohet nga ligji i të drejtës së fjalës.

Në një tjetër rast ne 1990, gjykata e lartë vendosi se një legjislacion federal që kriminalizon djegien e flamurit, shkel kushtetutën e SHBA.

Trump ka thënë se një ligj i tillë duhet të përfshihet në Amendamentin e Parë.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Lajme të tjera

Web TV