Kuqezinjtë e kombëtares, fundjavë përgjithësisht pozitive në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitore për Gjimshitin, Çekiçin, “koloninë” e Zagrebit e atë të Danimarkës, zhgënjim për Balën, Cikalleshin e Xhakën.

Ka qenë një fundjavë mes rikthimesh, përmbysjesh fitoresh, ndëshkimesh por edhe zhgënjimesh kjo e kaluara për futbollistët kuqezinj nëpër Evropë.

Në Itali, kampionati ka rinisur në mënyrën më të mirë të mundshme për mbrojtësin e Kombëtares, Berat Gjimshiti, teksa ka gjetur golin për ekipin e tij, duke i dhënë kështu epërsinë.

Mbrojtësi shqiptar shënoi në minutën e 16-të, ndërsa Atalanta fitoi me rezultatin 4-1 ndaj Sasuolos, duke konsoliduar vendin e 4-t në renditjen e Serisë A.
Ndërkaq, fitore kuqezi ka patur edhe në Kroaci, ku Lokomotiva e Zagrebit ia ka dalë të mposhtë Hajdukun, në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja skuadrat.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 për Hajdukun, por kryeqytetasit shënuan dy herë në të dytën dhe fituan 3-2. Indrit Tuci, të cilit i ishte mohuar më herët një gol, barazoi për vendasit në minutën e 66-të, dhe Lokomotiva ia ka dalë të përmbysë rezultatin, me golin e shënuar në minutën e 7-të shtesë.

Me këtë fitore Lokomotiva e shqiptarëve shkon në kuotën e 53 pikëve, duke kaluar pikërisht Hajdukun dhe tashmë renditet e dyta, pas Dinamos së Zagrebit.

Edhe në nivelin e dytë të kampionatit danez të futbollit, Vejle ka marrë një fitore me përmbysje, 5-3, ndaj skuadrës së Hvidovres. Te Vejle aktivizohet disa lojtarë shqiptarë, dhe dy prej tyre që kanë qenë protagonistë në takimin e së dielës.

Në fillim, mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, ka shënuar një autogol në portën e tij në minutën e 20-të, por vetëm 1 minutë më vonë, ishte talenti tjetër shqiptar Arbnor Muçolli, i cili shënoi për Vejlen dhe i dha epërsinë e përkohshme 2-1. Vejle e ka siguruar praktikisht vendin në elitën e futbollit danez sezonin e ardhshëm, pasi kryeson e shkëputur me 54 pikë, 9 më shumë se ndjekësja më e afërt.

Lexo edhe :  Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni

Në Slloveni, Endri Çekiçi ka luajtur vetëm në pjesën e parë të fitores minimale të skuadrës tij, Olimpijas së Ljubljanës, në fushën e Domzhales, fitore që e mban skuadrën kryeqytetase në krye të renditjes së kampionatit slloven të futbollit.

Ndërkaq, ka qenë një ditë jo e diela për sulmuesin e Kombëtares, Bekim Balaj, i cili është ndëshkuar me karton të kuq. Sulmuesi i cili aktivizohet me Sthurmin e Gracit në Austri, është ndëshkuar 2 herë me karton të verdhë, brenda 3-1 minutave të para, duke e Lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.

Dhe skuadra e Balës është mundur me rezultatin 0-2 përballë Linzer ASK-së.
Edhe skuadra e Sokol Cikalleshit, Akhisarspori, është mundur 1-3 në fushën e Altait, në takimin e javës së 29-t të nivelit të dytë të kampionatit turk të futbollit.

Ekipi i Cikalleshit është tronditur në fakt nga rezultimi pozitiv për “Covid-19” i dy futbollistëve dhe 10 personave të tjerë nga personeli i klubit. Në Zvicër, kapiteni Taulant Xhaka nuk ka arritur ta udhëheqë Bazelin e tij drejt fitores në fushën e Luzernës, përkundrazi, duke u mundur 1-2 përballë vendasve dhe duke kompromentuar vendin e 3-të, që është i fundit që të çon në Evropë.

Një tjetër lajm i keq në fundjavë për futbollistët kuqezinj, ishte edhe dëmtimi i portierit Etrit Berisha, i cili ka dëmtuar dorën e djathtë dhe, sipas të gjitha gjasave, e ka mbyllur këtu sezonin./Fjala.al

Të fundit

Bleona Qereti bën për ‘ujë të ftohtë’ Arjan Çanin: Mos e zë emrin tim më me gojë se…

Epo u deshën vetëm pak ditë që Bleona Qereti me zë e figurë t’i përgjigjej Arjan Çanit pas deklaratave...

Përplasjet SHBA-Kolumbi, arrihet marrëveshja për riatdhesimin e emigrantëve

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Kolumbia ka pranuar të lejojë riatdhesimin e emigrantëve të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, pas një konflikti diplomatik...

Përkujtohet Holokausti, Hasani: Ky rast solemn na sfidon të mësojmë nga historia

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social “X”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Z. Igli Hasani ka reaguar në lidhje me 27...

Nga pastruese në biznesmene VIP në SHBA/ Historia e suksesit e emigrantes shqiptare

Mirela Kanini është shqiptarja që po korr sukses në SHBA. Ajo ka treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, historinë e...

Revolucioni teknologjik, të rriturit shqiptarë, më të painteresuarit në botë

Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshën e shkollimit, duhet të trajnohet dhe të pajiset me njohuri në mënyrë që të përshtatet me...

Lajme të tjera

Web TV