Kryesuesi i listës ‘’Lugina e Bashkuar’’: Mandatin e 3-të nuk e kemi siguruar plotësisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesuesi nga kandidatët në listën e unifikuar shqiptare ‘’Lugina e Bashkuar’’ për zgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi gjatë një interviste të dhënë në news24 u shpreh se mandati i 3-të nga shqiptarët deri tani në Preshevë nuk është fituar ende.

Kamberi thotë se po pritet rezultati përfundimtar, teksa shprehet se marrëveshjen e Tiranës e ka bojkotuar vetëm një parti ditën e djeshme në Bujanovc që do të prodhojë vota të humbura ‘nul’ pasi nuk u qëndrua angazhimit të marrëveshjes.

Fjala e plotë

Jemi në pritje të rezultateve nga të gjitha qendrat e votimit. 2 mund të shkojnë deri tani në favorin tonë. Unë vij nga partia për veprim demokratik që ka marrë pjesë rregullisht në zgjedhje. Risia kësaj here është që kemi 5 parti kryesore. Rezultati prej 2 deputetësh e ka arritur edhe vetë në 2014. Angazhimi i Tiranës ishte i mirëseardhur dhe shuarja e pjesëmarrjes apo mospjesëmarrjes u arrit kësaj here. Tradicionalisht Partia demokratike shqiptare nuk kanë marrë pjesë, vetëm në ’92 kanë marrë mjesë me PBD. Ne marrim pjesë tradicionalishte prej 2007. Pavarësisht miratimit, angazhimi i Tiranës ishte që të përforcoheshim në nivel qëndror. Rritje numerike e deputetëve, pasi mandatin e 3-të nuk e kemi siguruar plotësisht. Në Bujanovc ka disa parti që nënshkruan marrëveshjen e Tiranës. Dje një parti doli hapur për bojkot, dhe do dalin shumë vota nul, pasi nuk patën angazhimin. Aktualisht jam kryebashkiak.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Ankorohet në Portin e Durrësit superjahti i miliarderit të njohur

Porti i Durrësit ka qenë stacioni i radhës i një superjahti luksoz. Në kalaten nr. 5 të portit të...

Digjet për të tretën ditë nga zjarret ishulli grek

Për të tretën ditë radhazi, zjarrfikësit po përpiqen të mbajnë nën kontroll zjarrin e madh pyjor që shpërtheu në ishullin grek të Kosit, në...

Aksion kundër drogës në Shkodër, asgjësohen mbi 3600 fidanë dhe bimë narkotike kanabis

Në qarkun e Shkodrës vijon operacioni policor kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Policia e Shkodrës thotë se ka asgjësuar 3679 fidanë dhe bimë të dyshuara...

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane i drejtohet Trumpit në anglisht: Kumarxhi…

Kanali televiziv “Iran International” publikoi një video nga zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Ebrahim Zolfaghari, i cili, në një moment, i drejtohet Donald Trumpit si...

Kenneth Arnold dhe fillimi i epokës moderne të UFO-ve

24 qershor 1947 Më 24 qershor 1947, Kenneth Arnold, një pilot dhe biznesmen amerikan nga Idaho, bëri atë që sot konsiderohet si vëzhgimi i parë...

Lajme të tjera

Web TV