Trump zgjat ndalimin e lëshimit të “Green Card” deri në fund të vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata e Presidentit Trump tha të hënën se ka vendosur të zgjasë ndalimin e lëshimit të kartave jeshile jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara deri në fund të vitit. Pjesë e këtij vendimi është edhe zgjatja e ndalimit të lëshimit të vizave të përkohshme të punës, përfshirë ato që përdoren shumë nga kompanitë e teknologjisë dhe korporatat shumëkombëshe.

Administrata e justifikoi veprimin, duke e quajtur atë një mënyrë për të liruar vendet e punës në një ekonomi të goditur rëndë nga koronavirusi. Një zyrtar i lartë që foli me gazetarët në kushte anonimiteti, vlerësoi se kufizimet do të lironin deri në 525,000 vende pune për amerikanët.

Ndalimi, megjithëse i përkohshëm, do të sillte një ristrukturim të madh të sistemit të imigracionit të ligjshëm nëse do të bëhej i përhershëm, një qëllim që administrata e shmangu para pandemisë. Grupet e biznesit i kishin bërë presion të madh për të kufizuar shtrirjen e këtyre masave, duke thënë se shumë prej punonjësve të tyre janë thelbësorë.

Ndalimi i aplikimeve për viza të reja vlenë për vizat H-1B, të cilat përdoren nga kompani të mëdha amerikane të teknologjisë, vizat H-2B për punëtorët sezonalë joagrikulturor, vizat J-1 për shkëmbim të studentëve dhe vizat L-1 për menaxherët e korporatat shumëkombëshe.

Do të ketë përjashtime për punëtorët e industrisë së përpunimit të ushqimit, të cilët përbëjnë rreth 15 për qind të totalit të vizave H-2B, tha zyrtari. Punëtorët e kujdesit shëndetësor që ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit do të vazhdojnë të kursehen nga ngrirja lëshimit të kartave jeshile, megjithëse përjashtimet për këtë grup do të jenë më të ngushta.

Presidenti Trump vendosi një ndalim 60-ditor ndaj lëshimit të kartave jeshile jashtë vendit në prill, që pritej të skadonte të hënën. Ky njoftim, i cili kishte në shënjestër kryesisht anëtarët e familjeve të shtetasve amerikanë ose atyre me qëndrim të përhershëm në vend, tërhoqi një reagim çuditërisht të ftohtë nga kundërshtarët e ashpër të imigracionit, të cilët thanë se presidenti nuk shkoi mjaft larg.

Lexo edhe :  Presidenti Zelensky takohet me JD Vance, "Vatikani, vendi i bisedimeve për paqen"

Hapat e rinj për të përfshirë vizat jo-imigruese përmbushin dëshirat e shumë kundërshtarëve të ashpër të imigracionit, por jo të gjithëve.

Ngrirja e lëshimit të vizave jashtë vendit hyn në fuqi menjëherë. Ndryshimet e tjera, përfshirë kufizimet në lëshimin e lejeve të punës për azilkërkuesit, do të kalojnë përmes një procesi zyrtar të krijimit të rregullave merr një muaj kohë.

Administrata po propozon një mënyrë të re për dhënien e vizave H-1B, të cilat kanë një numër të kufizuar prej 85,000 sosh në vit dhe përdoren nga gjigantët e teknologjisë indiane, si dhe kompanitë Amazon Inc., Microsoft Corp. dhe Apple Inc., tha zyrtari. Administrata dëshiron t’i lëshojë ato bazuar në pagën më të lartë të aplikuesve në vend të lotarisë./VOA

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV