I prekur me koronavirus, Edmond Budina ngre dyshime: Do ta ribëj testin në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjisori Edmond Budina ka rrëfyer se si u prek nga koronavirusi. Në një intervistë televizive, Budina tha se së bashku me vëllezërit e tij ishin në spital dhe qëndruan pranë hallës, gruas së aktorit të të ndjerë, Sulejman Pitarka.

“Për fat të keq halla jonë, gruaja e Sulejman Pitarkës ishte në spital, doli nga spitali dhe ishte në koma. Ne, të tre vëllezërit iu gjendëm pranë meqë fëmijët e saj janë jashtë shtetit, po ashtu edhe komshinjtë që ishim së bashku me ne.  Ajo ndërroi jetë dhe ne e përcollëm në varreza. Xhovana kishte 6 ditë që ishte me temperaturë, sepse njëra prej grave që i shërbente hallës sonë, u shtrua në spitalin infektiv me koronavirus.

Ajo e trembur kërkoi me insistim për 6 ditë që të bënte tamponin por askush nuk ia vari. Po ashtu edhe vëllai i dytë Gjergji, dhe ai ishte me temperature askush nuk ia vari, ndonëse është me diabet, me infarkt. Po ashtu edhe tre gra të tjera ishin me temperature dhe mezi ia bënë tamponin”, shprehet Budina për Ora News.

Budina më pas shtoi se kur vëllai i tij i dytë Gjergji kreu tamponin, u kërkua menjëherë të kryhej testi dhe për te dhe Robert Budinën. Ai i kërkoi shefes së epidemiologjisë që të mos bëhej publik rezultati i testit.

“Të gjithë këta që kishin shenja të koronavirusit ishin negativë. Kur ata morën vesh që unë dhe Berti ishim vëllezërit e Gjergjit, insistuan me çdo kusht që të bënim tamponin. Unë i thashë personalisht drejtoreshës së Epidemiologjisë, përse duhet të ma bëni mua që nuk kam asnjë shenjë, gjithsesi nuk asnjë problem ta bëj tamponin.

Lexo edhe :  Shtyhet gjyqi për "Sterilizimin", Rjepaj: Projekti është devijim nga ai i vërteti

Ajo insistoi me çdo kusht. Tamponin e kam bërë në orë 18:40 të ditës së enjte, dhe ditën e  premte në orën 08:51 minuta më është dhënë rezultati që jam pozitiv. Përpara se të dilte rezultati i tamponit i kërkova shefes së epidemiologjisë, që sido të jetë rezultati, të mos bëhet publik. Nuk kaloi as edhe një orë, dhe të gjitha mediat e kishin shpërndarë  lajmin. Mbas kësaj, menjëherë kryeministri nxitoi të thoshte si i vinte keq për ne”, deklaroi Budina.

Ai shprehet se do të ribëjë një testim tjetër në Itali teksa thekson se e gjithë situate e krijuar i ka shkaktuar dëm të madh moral dhe ekonomik.

“Unë nuk dua të dyshoj. Nuk është në ndërgjegjen time të dyshoj tek shteti. E respektoj shtetin. Por të gjitha këto që ndodhën, unë dyshimin e kam. Nuk më pëlqen dhe fakti që nuk ke një mundësi alternative që ta bësh tek një privat, një tampon tjetër. Unë nuk do ta lej më kaq. Jam nënshtetas italian dhe mund të iki atje për ta bërë dhe aty do të vërtetohet shumë mirë nëse e kam pasur virusin apo jo. Kjo del më së miri dhe këtë do ta vërtetoj.

Më ka prishur shumë punë, jo vetëm për faktin që çështja e teatrit nuk po shkon përpara pasi nuk takohem me njerëzit, por edhe nga pikëpamja profesionale. Unë këtu në shtëpinë time kam ndërtuar një skenografi që është një shfaqje teatrore dhe nuk po e xhiroj vetëm për faktin se jam i burgosur. Ky është një dëm i jashtëzakonshëm”, theksoi Budina.

Të fundit

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore - aeroplanin WindRunner, aktualisht në...

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV