Vendimi/ Caktohet masa e sigurisë për Viktor Markun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” me burg për Viktor Markun të arrestuar si autori kryesor i vrasjes së Hekuran Billës.

Vendimi ishte parashikuar të jepej që dje, por u shty për sot për shkak se avokati i tij Ilir Murati pretendonte se arrestimi i klientit të tij ishte bërë në mënyrë paligjshme, pasi sipas tij nuk kishte një urdhër ndalimi për të dhe për këtë shkak togat e zeza i kërkuan më shumë informacion prokurorisë rreth arrestimit të tij.

Mësohet se prokuroria paraqiti sot në gjykate dokumentat e ardhura nga Mali i Zi, ku ndalimi është bëre me kërkesë të Interpol Tiranës.

Viktor Marku u prangos katër ditë më parë nga autoritetet policore të Malit të Zi në shtetin fqinj dhe iu dorëzua policisë shqiptare në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit. Burime bëjnë me dije se ai u kap në tentativë duke u larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut të ekzekutuar nga Hektor Billa në vitin 2006 në Angli. Lidhur me atentatin e 11 qershorit në kryeqytet është arrestuar dhe Sebastian Mali, nipi i Prel dhe Viktor Markut, i cili akuzohet si bashkëpuntor për ngjarjen në fjalë. Vrasja e Billës dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje./En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Fitova 10 mijë euro për vetëm dy orë”/ Flamur Nokës i vjedhin adresën në Facebook?

Flamur Noka, si numri dy i PD-së, është zotuar se në zgjedhjet e këtij viti, do mbrojë çdo votë...

“Harrohen” primaret në PD, asnjë lëvizje për përzgjedhjen e kandidatëve

Në statutin e Partisë Demokratike përcaktohet se kandidatët e kësaj force politike në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale do duhet të kalojnë përmes...

“Shenja të një njeriu të Perënduar”, Çupi për Berishën: Ai e di që është fajtor

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, duke iu bindur plotësisht masës së caktuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme. Prej...

Çfarë fshihet pas zhurmës së Berishës në SPAK për t’u dukur si trim?!

Nga Ylli Pata Siç u pa qartë gjatë ditës së sotme, por edhe në nisjen e procedimit penal të dosjes “Partizani”, kemi dy panorama të...

“Vrau, vodhi…”, Beqiri bën deklarata të forta për Berishën: Një politikan i perënduar

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. I ftuar në një studio televizive ishte avokati Idajet...

Lajme të tjera

Web TV