Rama pas kërcënimit të Iranit: Na bëri nder, miqësia me SHBA-të forcohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kërcënimit që udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei ka bërë për Shqipërinë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Në një bashkëbisedim me gazetarët në Vjenë, Rama është shprehur se aleanca me SHBA është e panegociueshme.

Shqipëria ka strehuar muxhahedinë të cilët përfaqësojnë një lëvizje opozitare iraniane në mërgim që synon të rrëzojë Republikën Islamike.

“Së pari kjo është një temë dhe një çështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Kemi marrë një veprim që i bën nder Shqipërisë që është në vazhdën e traditës shqiptare. Një aleancë strategjike të panegociueshme me SHBA për të mikpritur dhe hapur dyert një grupi njerëzish që janë në rrezik për jetën. Si dhe në marrëveshjen e bërë ata janë në Shqipëri në vazhdën e një misioni humanitar.

Ne kemi jetuar në diktaturë dhe e dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat dhe sa janë të observuar për të kontrolluar gjithçka, për të asgjësuar çdo kundërshtar në gjithë globin. Shqipëria diktatoriale ishte vend shumë i vogël me resurse minimale përballë Iranit të sotshëm dhe kishte një kundërspiunazh të jashtëzakonshëm që vepronte në gjithë territorin dhe eliminonte ‘armiqtë’ e vendit.

Kjo nuk ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë, dhe nuk kemi pse të besojmë këtë sepse jemi në kontakt permanent me aleatët. Kur bie puna te derigjenca jemi në duar të sigurta sa i përket. S’kemi arsye objektive që ka një ekspozim të veçantë por jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë proces.”- tha Rama./Fjala.al

Të fundit

Rikthim në histori, kur gjenerali gjerman u dha 28 minuta kohë serbëve në Morinë

Ky person që shihni në foto është gjenerali i shquar gjerman, Helmut Harff. Në qershor 1999, ai komandoi trupat...

Bayern blen me frikë, kur klubi më i madh në Gjermani heq dorë nga filozofia

Tipari që karakterizon Bayern në vitet e fundit është vetëm një: blerjet e panikut. Klubi bavarez po përsërit të njëjtat gabime. Një sulmues gjerman, mbiemri...

Sa u rritën pensionet në 1 vit? Dalin shifrat zyrtare

Shqipëria numëron në total 721,398 pensionistë nga këto 604 mijë janë pleqërie urbane dhe rurale. Pensioni mesatar në vend sipas këtij raporti u rrit...

“E neveritshme dhe e turpshme”, kryeministri del kundër BE për Paradën e Krenarisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme dhe të turpshme”, duke e...

Ndalohet pirja e duhanit në plazh e parqe, gjobë deri në 700 euro

Të gjithë ata që jetojnë në Francë dhe janë duhanpirës, duhet të mendohen mirë tani nëse pijnë cigare në plazh ose në parqe, pasi...

Lajme të tjera

Web TV