Apeli shtyn sërish vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë sërish vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri e parashikuar për t’u dhënë ditën e sotme.

Mësohet se seanca e radhës për t’u dhënë vendimi është lënë të premten e 26 qershorit në orën 13:00.

Shkak për shtyrjen e dhënies së vendimit është bërë gjyqtari i ri Dhimitër Lara, i cili zëvendësoi gjyqtaren Nure Dreni të shkarkuar nga procesi i vettingut. Mësohet se ai ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me dosjen “Tahiri”.

Në seancën e zhvilluar më 11 qershor, prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prenci nuk u tërhoqën nga akuzat për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe dënimi me 12 vite burg që kërkuan në Shkallën e Parë, ndërsa Saimir Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kishin përgatitur një mbrojtje prej 131 faqesh.

Përveç Dhimitër Larës, pjesë e trupës gjykuese janë dhe gjyqtaret Albana Boksi dhe Nertina Kosova.

Tahiri u dënua me 5 vite burg, vitin e kaluar, të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për akuzën “shpërdorim detyre”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale  “trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.

Lexo edhe :  Spahiu: Edhe SHBA parashikon burgim të përjetshëm për zjarrvënësit!

Mbetet me interes vendimi i Apelit për të parë se kujt do t’i japë të drejtë./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV