Nga maskat, tek ushqimi, Ministria e Shëndetësisë jep përgjigje për 6 pyetje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë periudhë pandemie prej koronavirusit, janë të shumta pyetjet dhe dilemat që shqetësojnë qytetarët, që nga maskat, ushqimi, mosha etj.

Ministria e Shëndetësisë me anë të një videoje, ka dhënë përgjigje për gjashtë nga shqetësimet më të shpeshta:

A duhet të vendos maskë?

Po. Vendosni maskë kur nuk mund të mbani distancën fizike prej të paktën 1 metër. Maska ju siguron mbrojtje ju dhe të tjerëve.

A duhet të distancohem nga bashkëjetuesit e mi nëse ata nuk janë të sëmurë?

Jo. Distancimi social do të thotë të qëndrosh në shtëpi dhe të mbash distancë nga persona jashtë banesës suaj.

A është e sigurt të konsumosh ushqim të blerë?

Po! Nuk ka të dhëna që Covid-19 përhapet nëpërmjet ushqimit. Zvogëloni kontaktin me personat e tjerë dhe lani duart pasi t’ju sjellin ushqimin e porositur.

A mund të sëmurem nga Covid-19 edhe pse jam në moshë të re dhe të shëndetshme?

Po! Të rinjtë mund të përjetojnë ndërlikime të lidhura me Covid-19, ose mund të mos shfaqin simptoma fare.

Mund të dal jashtë për ecje?

Nëse ndiheni mirë, po! Mos harroni të paktë 1 metër larg nga personat e tjerë ose të vendosni maskë nëse nuk arrini të siguroni distancë.

Ndihem në stres rreth shpërthimit të Covid-19. Çfarë mund të bëj?

Në të gjithë luajmë rol në ngadalësimin e përhapjes së virusit duke vendosur maskën dhe duke respektuar distancimin social./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV