Shkatërrohet banda e trafikimit të foshnjave përmes rrjeteve sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre iranianë janë vënë në pranga nga policia e Teheranit, pasi akuzohen se tentuan që të shisnin foshnja përmes rrjetit social “Instagram”.

Mediat vendase raportojnë se tre të arrestuarit janë gjetur me dy foshnja, njëra 20-ditëshe dhe tjetra dymuajshe dhe mësohet se para grupit hetimor kanë dëshmuar se i kishin marrë nga familje të varfra “me një pagesë të vogël”.

Dy foshnjat janë dërguar nën kujdesin e një organizate shtetërore të mirëqenies dhe se prindërit e tyre janë identifikuar.

Rahimi tha se policia, ditëve të fundit, ka pranuar disa ankesa nga qytetarët, që bënin thirrje për veprime kundër atyre që janë të përfshirë në tregtinë në internet të foshnjave.

Gjithashtu policia vendase ka raportuar se kanë përfunduar pas hekurave dhe anëtarët e një bande që shisnin foshnja në provincën verilindore Gorgan, janë arrestuar. 4 gra dhe 1 burrë në këtë rast akuzohen se identifikonin nënat e varfra dhe më pas paguanin shpenzimet e tyre në spital dhe pas lindjes ua marrnin fëmijët./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Ish-Komanda e Gardës do të bëhet qendër kulturore,Rama:Mund të quhet Muzeu i “veshjeve…

Godina e ish-Komandës së Gardës së Republikës, do të transformohet në qendrën “Trashëgimia për të gjithë – Garda”, falë...

Ndërhyrje “horror” në FA Cup, lojtari francez largohet me barelë dhe maskë oksigjeni

Ndeshja mes Crystal Palace dhe Millwall në Kupën FA ka regjistruar në minutat e parë një episod shumë të rëndë, kur portieri i skuadrës...

Mevlani braktis partneren shtatzënë për t’u rikthyer në krahët Livias

Ndonëse në pritje për t’u bërë baba, Mevlani dhe partnerja e tij i kanë fund lidhjes së tyre. Shkak duket se është bërë raporti...

Primaret e Partisë Demokratike, mbi 44 mijë e 600 demokratë votuan deri në orën 16:00

Procesi i Primareve për zgjedhjet për Kuvend të 11 maj 2025, është hapur në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë në orën 8.00. Pjesëmarrja...

Iftaret dhe syfyret gjatë Ramazanit,këshillat që do t’ju ndihmojnë të ushqeheni siç duhet

Ushqimi i duhur gjatë muajit Ramazan, jo vetëm që e bën më të lehtë përballimin e sfidave fizike të agjërimit, por gjithashtu na ndihmon...

Lajme të tjera

Web TV