Moto GP/Qëndrueshmëria dhe jo kalendari, arma e fortë e Mark Markezit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kalendari i 2020 në Moto GP, duket se favorizon Mark Markezin, por shifrat flasin për të kundërtën. Në 8 pistat ku do të garohet, ai ka arritur vetëm 21 fitore në 7 sezonet e fundit.

Në fakt, ajo që duhet të shqetësojë pilotët e tjerë, është paraqitja e qëndrueshme e Markezit, pra pikët që ai mbledh në çdo garë. Sezoni i vitit 2020 për Moto GP-në do të ketë të paktën 13 Çmime të Mëdha, por mund të bëhen edhe 17 nëse në fund do të arrihet marrëveshja me Ostinin në SHBA, Rio Honda de Termasin në Argjentinë, Buriramin në Tajlandë dhe Sëpangun në Malajzi.

Por duket se kalendari i publikuar nga kompania që zotëron të drejtat e organizimit të Moto GP-së, “Dorna Sports” mund të favorizojë dikë nga pilotët. E pikërisht kampionin e botës në fuqi, Mark Markezin.

Por, sesi qëndron e vërteta, le të shikojmë faktet. Jashtë kalendarit ka mbetur Saksenringu në Gjermani, ku spanjolli nuk njeh humbje që kur është në Moto GP. Në “Red Bull Ring”, pistën austriake ku do të bëhen dy gara, ai nuk ka mundur ende të fitojë.

Në 8 pistat e tjera ku do të zhvillohet kampionati, Márkezi ka arritur 21 fitore në 7 sezonet në të cilat ka garuar në Moto GP.

Në “Motorland” spanjolli  ka fituar 5 herë. Kampioni në fuqi i botës vjen nga një 2019-të veçanërisht të paharrueshme. Përveç Ostinit, ku u tërhoq, ai deri në fund të kampionatit nuk arriti të zbresë asnjëherë më poshtë se vendi i dytë.

Nga 475 pikët e mundshme, Márkezi arriti të grumbullojë 420, e kjo e çoi drejt fitimit të titullit, 4 gara para përfundimit të Botërorit, me një mesatare prej 22.1 pikësh për garë. Por edhe pa këto shifra, piloti i “Hondës” ka dominuar në mënyrë autoritare, edhe në dy sezonet e mëparshme, me një mesatare, prej 17.8 e 16.5 pikësh, përkatësisht në 2018-ën dhe 2019-ën.

Lexo edhe :  Real Madrid mposht pa vështirësi Pachucan dhe fiton kupën Interkontinentale

Apriori, duket se kalendari i hartuar, mund të jetë një favorizim për Markezin, por shifrat flasin për të kundërtën. Nga të gjitha pistat ku do të zhvillohen garat këtë vit, në 3 sezonet e fundit, piloti spanjoll ka arritur 13 fitore nga 24 të mundshme.

Nëse nuk mjafton kjo, atëherë shtojmë edhe mesataren e pikëve, 24.2, në 2019-ën, 19.7 në 2017-ën dhe 2018-ën. Rivalët e tij duhet të jenë të shqetësuar. Por jo për pistat ku do të garohet, por për paraqitjen e Markezit, i cili duket se nuk ndikohet shumë nga pistat ku garohet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1...

Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg

Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet e Vitit të Ri, ceremonitë fetare të festave dhe ato për Jubileun, që hapet mbrëmjen e 24 dhjetorit. Sulmi në Magdeburg ka...

FOTOT/ Masakra në Magdeburg, gjermanët zhvillojnë homazhe për viktimat

Qindra njerëz, përfshirë përfaqësues të ekstremit të djathtë, u mblodhën në Magdeburgo 24 orë pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve, i cili shkaktoi...

Legjenda e Hip-Hopit bëhet pjesë e shtëpisë së BBV: Dua koncerte dhe femra!

Banori i dytë i spektaklit televiziv “BBVA4”, është reperi i njohur, Arban “Bani” Përlala, më mirë i njohur me pseudonimin e tij G-Bani (Xhi...

“I thashë Bashës kujdes me deklaratat”/Xhaferaj: Mazhoranca i bleu zgjedhjet 10 ditë para

Deputeti Ferdinand Xhaferaj solli në “Off the Record” një rast të regjistruar gjatë fushatës elektorale, ku eksponentë të PS shkonin shtëpi më shtëpi dhe...

Lajme të tjera

Web TV